Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u komentua protesta e Partisë Demokratike një ditë më parë, ku një grusht militantësh bllokuan 5 kryqëzimet kryesore, duke lënë qytetarët në trafik. Edvin Kulluri nga ‘Djathtas 1912’ thotë për gazetarin Arbër Hitaj se pjesëmarrja ishte një turp. Ai thekson PD nuk përfaqëson më elektoratin e djathtë, por disa militantë të Berishës.
Nuk është mosbindje civile kjo që po ndodh, protesta me 1 mijë veta nga gjithë Shqipëria është për trup. Anëtarët e kryesisë së dhe së PD çereku nuk dalin. Nëse do gënjejnë veten e të thonë po bëjmë revolucion virtual kjo është botë tjetër. Do Rama, i lë aty, se marr vesh si marrin guxim bëjnë protesta më kaq njerëz. Nuk ka të çmendur që dorëzohet, këto vendime që merren janë absurde. Marrin nga 10 veta me vete, kjo nuk është PD, nuk përfaqëson më elektoratin e djathtë, por militantët me besnikë të Berishës.
Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi thotë se me këtë pjesëmarrje, opozita e ka të vështirë të bëjë protesta sepse janë tallje. Sipas tij, duhet të bllokojnë godinën e narko shtetit, siç ata quajnë kryeministrinë dhe jo tu nxinë jetën qytetarëve.
E kemi bllokuar neve në 2018 rrugën dhe dogjëm traun, por sepse kishte lidhje me objektin. Fatmir Xhafa ka arrestuar mbrëmë në mënyrë fashiste 30 protestues. Pse nuk i nxin jetën Edi Ramës, po u nxin jetën qytetarëve. Nëse këta nuk realizojnë dot protesta të fuqishme, të ngihej të krye dhe t’i mbështesë populli, e ka të vështirë të bëjë protesta. Këto protesta vetëm i ulin imazhin. Nëse këta nuk arrijnë të bllokojnë godinën e narko shtetit, këto janë protesta tallje, të arrisësh të mërzisësh njerëzit e të thuash hajd se një dreq janë të gjithë.
Nga ana tjetër, sipas deputetit demokrat, Saimi Korreshi objektivin e protestës e arritën duke bllokuar 5 nyjat kryesore, ndërsa për deputetin Agron Gjekmarkaj thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore. Ky i fundit nuk u ndje mirë dhe humbi ndjenjat gjatë protestës, por PD pretendoi se është dhunuar nga policia.
“Gjekmarkaj më ka thënë që jam duke u rikuperuar dhe është shumë mirë. Këta njerëz ishin në të drejtën e tyre Kushtetuese, e treta janë hallexhinj, kanë ardhur aty për hall. Kur sheh q ëtë kanos polica, të shtyn, që nuk pyet as për deputetë, femra apo meshkuj, as për njerëz të thjeshtë.
Me atë shi që ishte dje, të mbash një protestë, paskemi qenë heronj që arritëm objektivin të bllokojmë ato 5 pika për 3 orë. Të marrin masa për të devijuar trafikun. Qëllimi u arrit me 1 apo 2 milionë persona, ajo çafër kishte opozita mosbindje civile të këtyre pikave, ia arriti dje. Ne s’do të bëjmë protesta me panetone dhe shampanjë”, tha Korreshi.