Protesta e PD në Strasburg

Protesta e PD në Strasburg, Kulluri ironizon: Një avokat i Berishës kushton sa pensioni i 1 mijë pensionistëve!

23 Tetor, 15:35| Përditesimi: 23 Tetor, 15:39

  • Share

Protesta e deputetëve të PD-së në Strasburg ditën e sotme është kthyer edhe në objekt reagimesh dhe komentesh nga faktori politik dhe analistët në vend, ku nuk munguan edhe ironitë dhe kritikat.

Një prej tyre është Edvin Kulluri, përfaqësues i partisë së re “Djathtas 1912”, i cili ka analizuar me shpoti dhe ironizuar protestën e deputetëve të PD-së në Bruskel, duke bërë një paralelizëm me protestën e pensionistëve në Tiranë.

Me një postim në rrjetin social Facebok, ai vuri në dukje edhe faktin se një avokat i ish-kryeministrit Sali Berisha, kushton sa pensionet e 1 mijë pensionistëve.

Postimi i Kullurit:

“Dy protesta në të njëjtën ditë! E para e mijëra pensionisteve para Kryeministrisë për varfërinë në të cilën jetojnë dhe e dyta në Bruksel për arrestin shtëpiak të kryetarit të PD dhe dënimin e një deputeti!

Të parët nuk shtyjnë dot muajin me ushqim e ilaçe, i dyti sepse një avokat i kushton sa pensioni mujor i 1 mijë pensionistëve! Këto janë dy opozitat shqiptare! E para voton, e dyta nuk ka me votues!”.

Postimi i Edvin Kullurit

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?