Kronikë

Protestuan para bashkisë së Tiranës, policia nis hetimet për Adriana Kalanë, Balliun, Blushin e Telitin

18 Janar, 10:09| Përditesimi: 18 Janar, 13:43

  • Share

Tiranë-Policia e Tiranës ka vënë nën hetim 5 protuestues pasi akuzohen se gjatë protestës së djeshme para bashkisë së Tiranës bllokuan rrugën duke penguar qarkullimin e makinave, si dhe prishën rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht bëhet fjalë për Dorian Telitin, Adriana Kalanë, Klevis Balliun, E.E dhe Tedi Blushin, të cilët në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, thuhet në njoftimin e bluve.

“Më datë 17.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit Dorian Teliti, Adriana Kalaja, Klevis Balliu, E.E dhe Tedi Blushi, pasi tek Bashkia e Tiranës, këta shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve si dhe duke prishur rendin dhe qetësinë publike”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?