Protesta e PDIU do të zhvendoset në Kryeministri. Thirrjen e bëri kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
"Iku si zotëri me 12 milje e ruajtën, tani na bllokojnë neve këtu, s’ju vjen turp! Ky është Absurdi i një policie që na ka rrethuar neve këtu. Bravo i qoftë, e ruajtën se do e gjuanim ne me fjalë ministrin grek, nëse jeni trima dh e keni shqiponjën në ballë ikni e kapni ata të Vorio-Epirit. Kur na bllokon Greqia neve në kufi, ikni dhe ju e bllokoni grekët, po turp ju qoftë! Kjo është policia tërësisht politike. Ne do i tregonim atë që s’ka këllqe Rama, që Greqia të heqë ligjin e luftës e të pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve. Tragjedia e Camërisë është ndër më të egrat. Nuk e harrojmë amanetin e as të vrarët e trojet tona, ta harrojnë të gjithë ndac i gjatë e ndac i shkurtër, se vetëm këtu hajdutët matet me metra. Po bëhet axhenda e Greqisë. E nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, e kanë bërë cencusin me deklarim. Edhe vendimi i qeverisë se me 1% të popullsisë mund të kërkojnë tabela dy gjuhëshe. Zonat minoritare vendi i ka njohur që në kohën e e Zogut. Shqipëria ka marrë vetëm një gjë nga Greqia, vetëm vulën apostile. Për shqiptarët që janë atje, s'u kujtua njeri. Prandaj ne për këto donim të protestonin, kjo revoltë u shtua nga përdorimi politik i policisë, i kërkoj ndjesë që kam, e mbrojtën nga ne dhe nga fjalët tona ministrin e jashtëm të Greqisë. Ky është turpi i radhës. Do zhvendosemi kudo që do kemi mundësi. E turpshme ndalimi i anëtarëve të shoqatës Çamëria. Do shkojmë në komisariat për të kërkuar lirimin e të shoqëruave. Nëse ka ndonjë për t'u kap duhet të isha unë se unë po shtyja içik", tha Idrizi.
Lajmi kryesor:
Dendias në Tiranë pritet me protesta nga PDIU e VV! 18 në hetim, gjoba për protestuesit pa maskë! Idrizi- Policisë: Do t’ju mbaj mend emër për emër! Rama, u kthye në 'kalin e Trojës së Greqisë'
B.K./ReportTv.al