TIRANË - Gjykata e Tiranës liron nga qelia me masën detyrim paraqitje protestuesin Ilir Ahmedani, i arrestuar gjatë protestës së opozitës pranë Zogut të Zi.
Ndërkohë pritet që nesër të dalë për masë protestuesi tjetër Sokol Ndoj. Në total ishin shoqëruar në polici 50 protestues.
Ilir Hamedani, 53 vjeç, një militant i PD u arrestua në flagrancë, pasi goditi me grushte një shofer të bllokuar nga protesta te Zogu i Zi, ku protestuesi kishte zënë rrugën me makinën e tij. Sokol Ndoja gjithashtu përfundoi në pranga, në akuzë për pengim qarkullimi dhe kundërshtim të policisë.
Partia Demokratik dhe ajo e Lirisë bllokuan për 3 orë kryqëzimet te Rruga e Elbasanit, pranë bashkisë Tiranë, te sheshi “Uillson”, Pallati me Shigjeta dhe Zogu i Zi. Policia garantoi zhvillimin e tubimit si një e drejtë kushtetuese, por bllokimin e rrugëve e konsideroi të paligjshëm, çfarë e detyroi të ndërhyjë për shpërndarjen e turmave.
Pa fjalime e pankarta dhe më një numër të paktë pjesëmarrësish, mosbindja civile qëndroi gjatë pa asnjë aksion, duke shfaqur tendencën për të kapur medoemos 3 orë bllokim.
Të proceduar në gjendje të lirë janë pothuajse të gjithë deputetët e opozitës si organizator.