Protesta e PD-së/ Policia çoi në SPAK 19 deputetë! Reagon PD: Mos na provokoni! Berisha: Mosbindja civile vijon me zaptim institucionesh

30 Tetor, 19:13| Përditesimi: 30 Tetor, 19:18

  • Share

Tirane- Arrestimet dhe vënia në hetim e protestuesve, mes të cilëve gati gjysma e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pas protestës së 29 tetorit për opozitën është provokim.

Nga Fieri e Elbasani, deputetët demokratë Tomorr Alizoti dhe Luan Baçi hodhën akuza se shoqërimet e protestuesve janë presion që nuk i ndal demokratët për të vijuar mosbindjen civile

Pas këtyre qëndrimeve, kreu i PD Sali Berisha nga izolimi tha se protesta nuk bllokoi rrugët por çliroi vendin për 3 orë. Ai paralajmëroi se mosbindja civile do të vijojë me zaptim institucionesh.

Dje ishin vetëm 3 orë. Por herën tjetër do të jenë 3 ditë. 3 javë po të jetë nevoja. Dhe jo bllokim rrugësh. Por okupim të atyre institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk do mund të funksionojë.  Të rikujtoj se kemi ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile. Kemi 75 mënyrë të tjera dhe do përshkallëzohen si në impakt dhe në kohë, si në destinacione ashtu dhe në revoltë dhe në zemërim” tha Berisha.

Sali Berisha tha se Rama duhet të pranojë kërkesën kryesore të tyre për qeveri teknike pa të kryeministër.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?