Tiranë, protesta e pedagogëve

Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Bojkot i plot i procesit mësimor në javën e dytë

27 Tetor 2022, 11:15| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 14:22

  • Share

TIRANË- Protesta dhe bojkoti i pedagogëve vijon, ndërsa u mblodhën këtë të enjte para korpusit universitar duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.  Kryetari i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se pedagogët po bëjnë një bojkot të plot 100%.

Ai paralajmëroi se nesër në orën 11:00 pedagogët do të organizojnë një forum, ku do të ketë një përmbledhje në lidhje me kërkesat e tyre.

“Nuk vijon në të gjitha universitete, bojkoti është vullnetar, sipas vendimit të fakulteteve. Në çdo vend ka të alternuar edhe bojkot edhe mësim. Ne presim diskutime. Kjo është një lëvizje universitare, lëvizjet e opozitës janë lëvizjet të opozitës. Ne kemi axhendën tonë jashtë tyre. 11.5 milionë euro duhet që të rritet 30% pagat e universiteteve. Me vendimin e fundit janë rritur pagat vetëm për stafin akademik dhe jo për stafin ndihmës. Pa mbështetje ekonomike nuk mund të kesh rezultat. Shqipëria është vendi i fundit sa i përket përqindjes së buxhetit për pagat

Nesër në orën 11 do jetë një forum i gjerë me profesoratin, pedagogë. Do të jepet në forum përmbledhje e ideve ku do të përfshihen në një platformë të re për universitetet. Vazhdon bojkoti i përgjithshëm i mësimit. Bojkot i plotë. Bojkotimi është vullnetar. Po ndërgjegjësojmë që të rritet disiplina e punës. Kërkesat tona janë minimaliste. Jemi 100% bojkot”, u shpreh Kovaçi.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?