“Asnjë vetting s’do bëhet, as është thënë, as është menduar!” Me këtë përgjigje për pedagogët ka nisur ditën e enjte kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Twitter shkruan se kontrolli i pasurisë që ka paralajmëruar gjatë takimit me rektorët nuk është vetting. Reagimi i tij vjen pasi thotë se një pakicë pedagogësh nën udhëheqjen e atyre që i cilsëon 'non grata' e shiksa flasin për vetting.
Ndonëse sot është njoftuar se do të ketë bojkot kombëtar për rritjen e pagave, Rama thotë se nuk do të ketë më rritje. Gjithçka do të rishikohet kur të vijë radha pas bonusit të pensionistëve në fundvit dhe daljes nga dimri.
“Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!” – shkroi Rama në Twitter.
Me termat 'non grata' e shiksa i referohet Kryetarit të Sindikatës për Arsimin e Lartë, Aleksandër Kovaçi i cili drejton grevën e pedagogëve. Ai është një ish zyrtar i lartë i SHIK në kohën e Bashkim Gazidedes, të cilën e ka fshirë nga biografia e tij. Ai ka punuar si zëvendësdrejtor i Departamentit të Analizës në kohën e Bashkim Gazidedes deri në vitin 1998. Më pas u risoll nga Visho Ajazi në SHISH pas vitit 2005 si drejtor i sektorit të analizës. Kovaçi njihet si një mbështetës i zjarrtë i Berishës, por nëse shikon CV e tij si pedagog i Shkencave të Natyrës shikon se ai ka vënë në CV vetëm periudhën kur ka punuar në SHISH pasi kanë ardhur socialistët në pushtet, për të fshehur të shkuarën e tij si zyrtar i kohës kur SHIK ishte një instrument politik.
Vetë ai e ka pranuar publikisht në një intervistë të dhënë kur tha se ka qenë një punë e shkëlqyer, ajo që ai ka bërë në departamentin më të rëndësishëm të SHIK-ut, pikërisht gjatë viteve kur SHIK ishte një instrument i torturës, dhunës së përgjakshme në duart e Sali Berishës.
Pedagogia e Fakultetit Ekonomik i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit Edi Rama. Manxhari u shpreh se për këtë letër ka marrë shkas nga takimi i kryeministrit me rektorët. Pavarësisht, se Rama e ka mohuar një Vetting për pedagogët, Manxhari tha se pedagogët po protestojnë në mënyrë dinjitoze dhe është shprehur e gatshme që Vettingu të niset nga ajo.
‘LETËR E HAPUR
Prof. Mimoza Manxhari
Për t’i ri-sjellë dinjitet mësimdhënies.
I nderuar Zoti Kryeministër,
Takimi juaj me drejtues të Institucioneve të Arsimit të Lartë, më nxiti për t’ju drejtuar publikisht dhe adresuar një çështje, që gërryen sistemin arsimor në vend.
Protestohet për një pagë dinjitoze dhe u zhvillua një takim, në të cilin mungonte ndjeshmëria njerëzore dhe urtësia e gjetjes së zgjidhjes!
Ndërsa fare mirë mund të dihet se arsimi është veprimtaria me ndikimin më dominues (i) në zhvillimin e një vendi, (ii) në mirëqënien personale të çdo studenti e (iii) nëse nuk mirëmenaxhohet dhe në mjerimin e vetë shoqërisë, shpërblimi i merituar i mësuesve mungon e zgjidhjet i lihen protestës!
Çfarë po ndodh me arsimin apo më mirë t’ju them: Çfarë i është bërë mësuesve dhe profesorëve?
Investimet e çfarëdo lloji në arkitekurën e ndërtesave nuk e bën vetvetiu të ditur e të aftë këdo që ulet në auditorë.
Mësimdhënia është profesioni, që nëse i mungon pasioni zbeh dhe asfikson energjinë e brezit.
Çdo vend i përparuar është bërë i tillë, falë politikave të kujdesshme dhe trajtimit dinjitoz të arsimtarit.
A e dini që paga mesatare e një profesori në sistemin arsimor të Zvicrës është 192.000 USD në vit, ndërkohë që Franca, vendi ku universitetet janë kryesisht institucione publike, paraqitet me një pagesë mesatare për profesoratin prej 82,000 USD?
Pagesa dinjitoze është një formë, nëpërmjet të cilës shoqëria njeh dhe vlerëson punën e vështirë, plot përkushtim dhe seriozitet në ndihmën e vazhdueshme që ju jepet nxënësve dhe studentëve, nga dita e parë e derisa mbarojnë procesin mësimor.
Shkolla apo fakulteti, nuk do duhet të konsiderohen thjesht dhe vetëm vend pune, ku merret një rrogë. Secili prej nesh, pjesë e kësaj armate të devotshme dijedhënësish, që i ka qëndruar besnik profesionit dhe studentit, patjetër që meriton të dëgjohet dhe respektohet, nëpërmjet një pagese të diferencuar.
Janë pagat e ulta dhe jo makutëria, që detyron një pjesë të mirë tonën, të përfshihet në të tjera aktivitete, për të mundësuar pagesat e domosdoshme të jetës.
Ndjehem e keqardhur, që askush nga pjesëmarrësit e takimit të djeshëm, nuk e ngriti zërin e të kundërshtonte këtë prirje problematike me pasoja që çdo ditë po e shohim: _ Shndrimin e institucioneve arsimore në organizata biznesi!!
Kryeministri, ministrja e arsimit që vjen nga bota akademike, apo kushdo tjetër që gjendet aty si këshillues për çështjet e arsimit, do duhej të shfaqnin angazhim konkret në përmirësimin e cilësisë së arsimit e jo të vazhdojnë ta lënë atë pas dore, prej të vetmes arësye, se përfitimet e investimeve në sistemin arsimor, shihen vetëm në të ardhmen!
Diskutimet për një pagë dinjitoze, nuk do duhej të ishin shqetësim i profesoratit apo i kujtdo në sistemin arsimor, por fakti që jemi këtu, dëshmon nënvlerësimin e vlerës dhe rëndësisë së përmirësimeve që duhen bërë në këtë sektor.
Sukseset ekonomike mbresëlënëse të disa vendeve, provojnë qartazi rolin e kapitalit njerëzor në zhvillimin ekonomik. Arsimi është vendi ku përgatitet ky kapital njerëzor.
Sigurisht, mësimi nuk mbaron me shkollimin e kjo, në një pjesë të rëndësishme, nxitet nga pathosi i profesorit.
Ne 30-vitet e fundit politika i ka dhënë vëmendje aspektve ekonomike të kushteve imediate të kërkesës, duke lënë pothuaj jashtë vëmendjes politikat arsimore, të cilat për specifikën e tyre nuk e japin efektin në të tashmen.
E njëjta përqasje vërehet edhe në ditët e sotme e takimi i djeshëm, provoi sa pak dihet e sa shumë përflitet pa të drejtë për arsimin dhe kujtdo që është përfshirë seriozisht në këtë sistem.
Studenti nuk mundet kurrësesi të konsiderohet klient dhe profesori nuk do duhet ta shndrojë dijen në një mall që shitet e blihet!
Një takim, me një kryeministër që foli e shumë të tjerë, që mbajnë postin më të lartë administrativ apo dhe titujt më të respektuar akademik, nuk guxuan të diskutojnë dhe ofronin zgjidhje për çështjen më nevralgjike – pagesën e merituar për profesorin!
Askush nga ata që ishin të pranishëm, nuk ngritën zërin për domosdoshmërinë e ndryshimeve radikale në sistemin arsimor dhe shndrimin e arsimit në një prioritet imediat.
Ju përdorët gjuhën e shantazhit.
Nuk do duhej, por megjithatë unë po ju them:
Fillojeni vetingun me mua Zoti Kryeministër.
“Në 30 vite, politika la pas dore arsimin”, pedagogia letër të hapur Ramës: Përdorët gjuhën e shantazhit! Vetingun fillojeni me mua!’- shkruhet në letër.
Une mendoj qe Rama duhet te mendoje tani per fatin e studenteve qe vine nga rrethet dhe u duhet te paguajne qira kot,kur nuk po zhvillohet mesim per shkak te greves qe s'dihet sa do te zgjase.Nuk do te ishte keq sikur te gjendeshin pedagoge zevendesues.Keta qe protestojne jane ne rregull per veten e tyre se kane shtepite e tyre,por nje student qe vjen mga rrethet me 100 sakrifica,sidomos ata qe vijne nga familje te mesme e te varfera,po paguajne qira kot dhe po rine ne qytete me qera,me te vetmen arsye-shkollimin qe nuk po u mundesohet.Z.Rama,gjej nje zgjidhje!
PërgjigjuFokusohet vetem te te ardhurat zonja profesore, pa i hyre me detaje se si arrihen ato te ardhura. Profesoret ne Evrope, SHBA, Kanada e gjetke, bejne edhe studime qe te arrijne ate 192000 qe thua ti, po ashtu tatimi mbi te ardhurat nuk eshte njesoj. Doni te paguheni 200,000 dollare viti me ate cope diplome te marre kushedi se si, si profesore Monika Kryemadhi. DOni te paguheni me shume, punoni per ate gje. Eshte shume e thjeshte. Gjithashtu mos e lini protesten ne duar te SHIK-asve nese doni qe te merreni seriozisht.
Përgjigjuvetingu eshte per pushtetaret, jo per popullin
Përgjigjuketyre pedagogeve mir ua bejne po ti perveshin menget dhe ti futen punes
PërgjigjuKtheuni ne pune thuaju se late studentet pa mesim o felliqesira.
PërgjigjuMos ja ver re se kte punen e vettingut e shpiku saliu , qe si nje 80 vjecar i punon mire imagjinata.
PërgjigjuPaska plasur sufllaqja ketu te komentet. Pedagoge te dashur, vazhdoni se na keni me vete se dhe keta te sufllaqes hallexhinj jane te shkretet.
Përgjigjunje vrime i bien ata po leji , duan rritje rrogash edhe ktej nuk vijne ne leksione se jane neper pune te tjera
PërgjigjuTa kalojme ihere kete situate , tjeemi shendosh e mire edhe pastaj vazho punen
PërgjigjuNuk eshte momenti i duhur per te bere protesta pedagoget sepse studentet e rretheve kane ardhur per mesim e jo per te nejt ne shtepi ktej
PërgjigjuTani e gjeten te bejne protesta qe filloi universiteti se sduan te bejne mesim ndaj
PërgjigjuVendim mjaft i drejte sepse skane pse kerkojne rritje page kur dhe punen e dime se si e bejne
PërgjigjuPo kur donin ne a erdhen ata ne proteste ? a na ndimuan ne studenteve apo vetem interesin e vet shofin
PërgjigjuVec te ne ndodh kjo katrahur se nuk e zgjidhnin dot kte me para po tani qe filloj shkolla se i behet demi studenteve pedagoget ne rregull jan me veten e me xhepat e vet
PërgjigjuTe kaloj dimri dhe te presin per rritje page kjo eshte zgjidhja me e mire sepse tani ne duhet te ndihmojme per te perballuar krizen e dimrit
PërgjigjuEshte per te ardh turp kur te gjithe po pergatitemi per te perballuar periudhen e dimrit te rrezikshem sivjet dhe keta dalin protest per page me te lart
PërgjigjuDuan rritje page o Edo se do nxjerrin leket e diplomave e doktoraturave qe i kan marr me lek se per msim se kan mendjen po mjer studentet e shkret thuaj
PërgjigjuTotalisht budallek pezullimi i mesimit, kur shume studente vine nga rrethet e shpenzojne per tu shkolluar, e keta refuzojne te bejne detyren e tyre
PërgjigjuPo shume mire qe sdo kete rritje page.Ne ne kohe lufte keta kerkojne rritje page pa te keq fare
PërgjigjuMe duket absurd fakti qe tani qe jemi ne krize keta mendojne per rritje rrogash, kur ai buxhet mund te perdoret per dicka tjeter qe te kemi nje dimer sa me te lehte
PërgjigjuFani kta duan qiqrra ne hell se spo i mar vesh. Bota digjet nga kriza kta mesonjesit tan krifen
PërgjigjuSe kuptoj cfare rritje pagash duan kto kur te gjithe po kalojme nje krize globale
Përgjigjukot kot fare protestojn kjo duhet qe eshte protest me ane politike dhe kan mar njenurdher nga nongrada
Përgjigjuvendim i duhur petagoget vetem prej ketij vendimi nuk e meritojn rritjen e rroges
PërgjigjuTi je burre shteti lale I percave maloket I cove per azil te gjithe... Ore nuk kuptoj apo si ne amerike nje vend me 5000 veta doli me 35000 votues... Nejse varet cke ti ne plan! 2 gjera ke menaxhuar perfekt njeren rilindjen urbane e ke nxjerr shqiperine ne pah dy situaten me pandemine...pjesen tjeter tja lemme ketyre qe Po ngrihem nga partite politike edhe duan rritje page... Nje pedagod shkon 1 milion leke te vjetra cfare duan keto more ke degjojne keto universitetet e huaja qe marrin 5000 dollar ne muaj! Ju pedagoge te nderruar qe nuk te jepni ate 5 te qelbur na trego I moralet edhe cduhet te bej qeveria! Ju duhet me ja shkurtuara rrogen se per sezon beni nga 10 mij euro! Ordinera staff pedagogjik (por Jo te gjithe) por 90%. Mir ja Ben o pasha mbyti ska asgje!
Përgjigjuas nuke e meritojn fare mire ja bene qe nuk ja rrit
PërgjigjuO Edi Rama kta matrapaz prefesor koti meri e futi në burg se kta jan mashtrus e komplet plera. Ne i kemi par se çfar nxjerin kta vetëm kunguj me tonelat.
Përgjigju