Protesta e pedagogëve, Tabaku: Nuk mund të jemi një shoqëri e moralshme nëse nuk respektojmë dinjitetin e pedagogëve

5 Tetor 2022, 11:48| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 11:50

  • Share

1664963439_tabaku.JPG

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka mbështetur protestën e pedagogëve duke renditur tre arsye që sipas saj tregon se parajsa e premtuar rezultoi gënjeshtër, cilësia e jetës për pedagogët është e ulët dhe po shkatërrohet sistemi i kërkim-zhvillimit.

Reagimi i Tabakut

Së pari, tregon të vërtetën në lidhje me Arsimin e Lartë Publik dhe dështimin e Reformës në Arsim që prodhoi një sistem arsimor më të dobët dhe inefektiv. Parajsa e premtuar rezultoi një gënjeshtër e madhe, cilësia në rritje rezultoi në më pak studentë në auditore.

Së dyti, cilësia e jetës për shtresën e pedagogëve është gjithnjë edhe më e ulët. Ata janë pjesë e shtresës së mesme dhe qytetarëve të angazhuar që përbuzen dhe keqtrajtohen nga një mazhorancë që sistematikisht ka sulmuar këtë shtresë. Largimi i shqiptarëve sot është shenjë e kësaj dobësie.

Së treti, shkatërrimi i sistemit të kërkim-zhvillimit që përkthehet në adaptimin e ekonomisë sonë me sfidat edhe risitë e reja teknologjike. Nuk është rastësi që “biznesi” vetëm i mirë është ai i ndërtimit dhe jemi pas në manifakturë, teknologji, zhvillimin e programeve kompjuterike!

Nuk do të mund të kemi një Shqipëri të shqiptarëve nëse nuk kemi një vend që trajton shtresën e mesme duke i dhënë shanse dhe mundësi!

Nuk mund të jemi një komb i suksesshëm nëse nuk kemi një shoqëri që ofron mobilitet social.

Nuk mund të jemi një shoqëri e moralshme nëse nuk respektojmë dinjitetin e pedagogëve.


Lajmi kryesor:

Protesta e pedagogëve në Tiranë: Pa rritje page, nuk hyjmë në auditore më 17 tetor! Meqë ora mësimore është e shenjtë, përse paguhet 5 euro?


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?