Presidenti Erdogan

Bota

Protesta e përgjakshme në Palestinë, Erdogan flet për zhvendosjen e ambasadës së SHBA

15 Maj 2018, 20:00| Përditesimi: 15 Maj 2018, 20:04

  • Share

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar biseda telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II dhe kryeministrin e Malajzisë, Mahathir Muhammed në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës turke mësohet se në bisedime është diskutuar zhvendosja e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds dhe sulmet e ushtarëve izraelitë kundrejt protestuesve palestinezë.

Gjithashtu, liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet në lidhje me hapat që mund të hidhen në lidhje me mbledhjen e jashtëzakonshme që Organizata e Bashkëpunimit Islam ka planifikuar të mbajë ditën e premte në Stamboll. Presidenti Erdogan, në të njëjtin kuadër edhe mbrëmë ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Palestinës, Mahmud Abbas.

Komento

Komente

  • Baca: 15/05/2018 21:14

    Edhe ti me mongolet e tu nuk e ke te gjate!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?