Politikë

Protesta e Sali Berishës, reagon PS: Nuk ndryshon asgjë, për ne mbetet ‘non grata’, nuk marrim parasysh asnjë lëvizje të tij

8 Korrik 2022, 14:56| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 15:39

  • Share

Për Partinë Socialiste protesta e djeshme e Sali Berishës nuk ndryshon asgjë nga vendimi që ata kanë për të mos e konsideruar fare një ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Por në koment të pyetjes tuaj që lidhet me ‘non gratën’ Sali Berisha. Sot e kemi pranuar kërkesën e PD sepse nuk ishte firma e Sali Berishës, ndryshe nuk do ta kishim pranuar. Shkresë që mban firmën e Sali Berishës këtu në sallë nuk votohet në Kuvendin e Shqipërisë. Pra, në këtë aspekt dua të them se unë nuk hyj në komente të organizimit të protestave. Nuk hyn në komente të tjera”, ka thënë Balla.

Ky është reagimi i parë i Partisë Socialiste për protestën e thirrur nga Sali Berisha që u zhvillua dje në Bulevard, përballë Kryeministrisë.

Përveç benikëve të Berishës, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, në protestën e Berishës morën pjesë edhe deputetët demokratë që kanë qenë kritikë ndaj tij. Pjesa tjetër e deputetëve, mes tyre edhe Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi zgjodhën që ta bojkotojnë këtë protestë. E pranishme ishte edhe Monika Kryemadhi, e cila mbajti fjalim përpara fjalimit përmbyllës të Sali Berishës. Në kohën kur zhvillohej protesta, kryeministri Rama ndodhej në Vlorë për të inaguruar bypass-in e Vlorës.

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?