Protesta e pronarëve të diskove/ Rama: E pakonceptueshme, atyre nuk iu lejua hapja asnjëherë

20 Korrik 2020, 21:05| Përditesimi: 20 Korrik 2020, 21:26

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e Shoqatës së Bareve lidhur me vendimin për mbylljen e aktiviteteve të tyre. Duke e cilësuar një protestë të pakonceptueshme, Rama shkruan se ato në fakt nuk janë lejuar kurrë, asnjë ditë të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

'E pakonceptueshme që ka njerëz që ngrenë zërin pse ministria e shëndetësisë shtrëngoi masën për klubet e natës e diskot, ndërkohë që hapja e tyre nuk është lejuar asnjë ditë pas rihapjes së madhe! Zoti i ruajtë ata e familjet e tyre prej tyre dhe ruajtë të tjerët nga këto mendje", shkruan Rama.

 Edhe pse ishin të vetmet aktivitete që nuk u hapen kurrë me lirimin e masave  nga pandemia pasi ishin shkak për infektimin masiv të popullatës, Shoqata e Bareve ka zhvilluar ditën e sotme një protestë para Kryeministrisë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e tyre në të kundërt do të gjobiteshin dhe pezulloheshin.

Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga vendimi për mbylljen e aktiviteteve të clube-ve të natës dhe diskove duke thënë se pasojat ekonomike dhe falimentit tyre do të jetë edhe më i rëndë se vetë COVID-19. Ata paralajmëruan se ditën e nesërme në orën 12:00 do të mbajnë një protestë tjetër para Kryeministrisë, pikërisht për këtë çështje.

Ora 20:14
Mbyllen club-et e lokalet e natës/ Pronarë e artistë protestë kundër vendimit para Kryeministrisë, 5 të shoqëruar në polici

Pas aktit normativ ku lokalet e club-et e natës nuk duhet ta zhvillojnë aktivitetin e tyre ndryshe do të gjobiten, pronarët po zhvillojnë një protestë para Kryeministrisë që ky vendim të hiqet. Pronarë, artistë, DJ e muzikantë janë mbledhur para Kryeministrisë kundër këtij vendimi që prek direkt buxhetin e tyre, pasi përmes muzikës ata përfitojnë të ardhurat e tyre ekonomike. Ky vendim erdhi pas mosrespektimit të asnjë mase në ambientet e mbyllura të party-ve të zhvilluar në lokalet e natës dhe rritjes së madhe të shifrave të të prekurve me COVID në vend.

Protestuesit janë mbledhur kundër rregullave anti-covid të vendosura në vend,  të cilat nuk lejojnë grumbullime dhe protesta. Policia ka krijuar një kordon para kryeministrisë për të penguar protestuesit dhe për t'i shpërndarë ata. Ndërkohë 5 prej tyre janë shoqëruar nga ana e policisë për protestën e zhvilluar.

Qeveria mori vendimin ditën e sotme se hapja e tyre do të gjobitet me 3 milionë lekë dhe një vit pezullim. Kurse muzika pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdo lloji ndalohet dhe nëse vendimi nuk zbatohet subjekti gjobitet me 1 milion lekë dhe 6 muaj pezullim.

Shoqata e Bareve e e cilëson këtë vendim absurd, duke shtuar se vatër e virusit nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid.

Ora 18:12
Ministria mbylli diskot, reagon Shoqata e Bareve: Vendim absurd, vatër infektimi nuk jemi ne, por spitalet ! Nesër protestë te Kryeministria

Shoqata e Bareve i kërkon qeverisë të tërhiqet nga vendimi për mbylljen e aktiviteteve të clube-ve të natës dhe diskove duke thënë se pasojat ekonomike dhe falimentit tyre do të jetë edhe më i rëndë se vetë COVID-19. Ata paralajmërojnë se ditën e nesërme në orën 12:00 do të mbajnë një protestë para Kryeministrisë, pikërisht për këtë çështje.

Shoqata e Bareve e cilëson këtë vendim absurd, ndërsa shton se vatër e virusit nuk janë baret dhe clube-t por spitalet Covid.

Duke parashtruar disa kërkesa Shoqata e Bareve thekson që të mos mbyllet aktiviteti në ambientet e jashtme dhe të shtohen masat distancuese anti-covid, por që për respektimin e tyre të jetë përgjegjësi individuale pa penalizuar biznesin që është në prag falimentimi.

"Kërkojmë 1.Të shtohen masat distancuese, pa mbyllur aktivitetet e bareve me ambiente të jashtme.
2. Nuk ka prova që baret me ambiente të hapura të jenë vatër shpërndarje për virusin.
3. Të monitorohen masat individuale te klientëve pa penalizuar biznesin qe është ne kushte falimenti
4. Të mbështetet sektori i argëtimit.
5. Ne në sipërmarrjet tona kemi zbatuar me rigorozitet të lartë të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë përsa i përket masava kundër Covid-19. Secili të mbajë përgjegjësinë e tij.

Ndërkohë apelojmë të gjithë individët që operojnë në këtë sektor, të na bashkohen në protestën e nesërme që do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 12.00", shkruhet në deklaratën e tyre.

Ditën e sotme qeveria vendosi mbylljen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 01/10/2020 01:32

    Z Rama nuk po di se ca po thot edhe diskot edhe night jan ambjente te mbylluar edhe restoranti edhe diskoja mblerdhin njerz jan ambjente te mbyllura esht e vertet qe korona esht ne livizje por lejoji njerzit te punojn vendosu kusht te punojn me rregulla me masa kunder covid por mos i mbaj te mbyllura se njerzit duan te punojn qoft bar qoft restorant qoft night esht pun dhe njerzit han buke me keto ambjente

    Përgjigju
  • edi: 21/07/2020 08:54

    Nuk e kuptoj ,mashtron Edi apo ministria nuk i di ligjet !Edi thote qe nuk jan hapur asnjehere qe nga mbyllja ne Mars kurse ministria thote te mbyllen baret e nates.Si mund te mbyllen ato qe nuk jane hapur ?!

    Përgjigju
  • Loran: 20/07/2020 23:06

    Ne ka gje me mend qe ke ber Z Rama esht kjo mbyllja e discove sepse aty korona virusi hidhte valle bashk me ata budallenjt qe i frekuentonin ishte skandal i vertet

    Përgjigju
  • Gejshoq: 20/07/2020 22:12

    Budinat me motera te bejne protesta bash me xena e argita. Shikonin perendimin nga bregu( itali) deri ke mami juaj ne SHBA, dhe protestoni pastaj...

    Përgjigju
  • karidi: 20/07/2020 21:14

    atehere fillo te paguash demet qe ju shkakton prej 5 muajsh ketyre bizneseve me qe e pranon qe me aktet e tua normative i ke ndaluar se funksionuari. Ram ne kapitalizem keshtu funksionon

    Përgjigju
    • Gim: 21/07/2020 06:27

      Jo me shok e ke gabim. Ne komunizem shteti pergjigjet per gjithcka, ne kapitalizem pergjigjet kapitali i pronarit. Po ske kellqe ta mbash, mbylle!! Une nuk dua qe te paguhen nga taksat e mia pronaret e lokaleve te nates, dhe besoj 90% e taksapagusve shqiptare nuk duan qe leket e tyre te ndihmojne kete sektor.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?