Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Kronikë

Protesta/ Dekanati i FHF: Dënojmë ndërhyrjen dhe dhunimin e studentëve nga organet e rendit (Dokumenti)

14 Janar 2019, 13:42| Përditesimi: 14 Janar 2019, 14:10

  • Share

Dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë rikonfirmon mbështetje ndaj protestës së studentëve dhe dënon ndërhyrjen e organeve të rendit në mjediset universitare, si dhe dhunimin e studentëve prej tyre.

Ky reagim i dekanit Sabri Laçit ka ardhur pas njohjes me diskutimet e zhvilluara në të gjitha departamentet.

Ai shprehet më tej në deklaratën e publikuar se dekanati i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë propozon ngritjen e një strukture me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve për trajnimin dhe adresimin e problematikave që kalojnë institucionet e arsimit të lartë, si dhe rikonfirmimin e kërkesës për rishikimin thelbësor të Ligjit të Arsimit të Lartë.

Pikave të sipërpërmendura, u shtohet edhe kërkesa për ndalimin e fushatës denigruese dhe të përbaltjes masive të trupës akademike universitare nga aktorë politikë dhe qeveritarë, që sipas dekanatit synon intimidimin e fjalës së lirë.

Ndërkohë, protesta ka vijuar edhe ditën e sotme. Ata që kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste, kanë qenë një grup studentësh nga Fakulteti i Mjekësisë, Historisë dhe Filologjisë, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit, e Arkitekturës. Krahas studentëve të Tiranës, këtë të hënë kanë protestuar paralelisht edhe një grup studentësh nga Elbasani e Shkodra. (Lexo këtu)

Deklarata e Dekanatit të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, me përfaqësinë e Sabri Laçit

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?