Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy

Politikë

Protesta e studentëve/ Kryebashkiaku Veliaj në një mendje me Noizy-n: Dialogoni me të parin e shtëpisë

16 Dhjetor 2018, 17:19| Përditesimi: 16 Dhjetor 2018, 17:38

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë për herë të parë një reagim publik në lidhje me protestën e studentëve. Veliaj ka ripostuar në rrjetet sociale reagimin e reperit Rigels Rajku i njohur si Noizy, ku ky i fundit u ka këshilluar studentëve që të ulen dhe të dialogojnë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me kërkesat e parashtruara.

"...Ndaj per zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe CFARE te keqe ka te uleni dhe te veni pikat mbi i? Kur vete kryeministri po ju ofron takim dhe po thote se jam i gatshem per t’i plotesuar te gjitha kerkesat, madje dhe me shume se ç’kerkoni, mos valle eshte politike gjithcka?..."- shkruante reperi ndër rreshta.

Sot është dita e 13-të e protestës së studentëve dhe prej 4 ditësh ajo është zhvendosur përpara Kryeministrisë. Studentët kanë parashtruar 8 kërkesa, ku përfshihet përgjysmimi i tarifave universitare dhe deri në përmirësimin e cilësisë së arsimimit publik në Shqipëri. Kryeminsitri Edi Rama u ka bërë thirrje disa herë për dialog, por kjo kërkesë është refuzuar vaszhdimisht nga studentët. Ata kërkojnë plotësimin e pikave të parashtruara pa negociata. 

Për më shumë detaje lidhur me kërkesat e studentëve dhe thirrjet për dialog të kryeministrit Rama (LEXO KËTU)

Komento

Komente

  • Seferi: 17/12/2018 01:31

    O krrric I Rames . Rama eshte I par Per DELET e PS dhe jo per popullin shqipetar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?