Foto ilustruese

Politikë

Protesta e studentëve, PDIU thirrje Ramës: Hiq dorë nga loja e kungulleshkave, shfuqizo ligjin e Arsimit të Lartë

14 Dhjetor 2018, 15:24| Përditesimi: 14 Dhjetor 2018, 15:36

  • Share

PDIU  i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të plotësojë menjëherë 8 kërkesat e parashtruara nga studentët, të cilët tanimë i janë futur ditës së 11 të protestës.

Në një njoftim për mediat, PDIU e cilëson ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog si një lojë kungulleshkash përmes së cilës refuzon të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Më tej, PDIU i kërkon Ramës që të kthejë universitetin në normalitet; të shfuqizojë ligjin e Arsimit të Lartë dhe ta ribëjë atë sëbashku me studentët dhe pedagogët.

PDIU fton të gjithë përkrahësit e saj që t’i bashkohen studentëve dhe t’i ndihmojnë si të munden, me praninë e tyre, ushqime e batanije.

“Ata janë fëmijët tanë dhe pjesa më e mirë e këtij vendi, e nuk mund të lihen kurrsesi vetëm, e as të munden nga arroganca e pandjeshmëria e një njeriu të vetëm, që ndërsa u jep të drejtë studentëve, në vend që t’ju kërkoj falje, i mban në rrugë se duhet të takojnë Atë … shkaktarin e shkatërimit të dijes që aq shumë ka nevojë ky vend i drejtuar nga injorant, e dallkauke e të pa shkolluar. Ne jemi me ta! Të gjithë duhet t'i ndihmojmë si një shpresë për këtë vend”, shprehet në përfundim të njoftimit PDIU.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?