Një grup nxënësish Angli të cilëve u ishte ndaluar të vishnin pantallona të shkurtra në shkollë gjatë kanë gjetur një mënyrë tejet të veçantë për të protestuar , pikërisht duke veshur funde. Në këtë mënyrë të rinjtë arritën të tërheqin vëmendje të madhe mediatike.
Nxënësi Adrian Copp, 15 vjeç ishte nismëtari i kësaj proteste të veçantë dhe së bashku me miqtë e tij kanë veshur funde për të kundërshtuar “politikën e vjetruar për uniforme.
Adriani, nga St. Austell Cornwall, kishte kërkuar ndihmën e së ëmës për ti blerë fustanin për t’i sfiduar rregullat.
Adriani dhe miqtë e tij planifikojnë të vazhdojnë të veshin fundet me palosje për pjesën tjetër të javës.
I pyetur se çfarë mendonin mësuesit për uniformat e tyre të reja shkollore, ai tha:
“Disa mësues menduan se po ngatërroheshim. Por kishte edhe të tjerë që na brohoritën.”
Në bazë të rregullave aktuale nxënësit në shkollën e mesme janë të ndaluar të veshin pantallona të shkurtra pavarësisht temperaturave.