Gjykata e Lezhës ka gjetur fajtor dhe të dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar, si iniciator të një proteste të organizuar në dhjetor të vitit 2017-të, ku u shkatërrua flamuri turk i cili ishte vendosur në digën e Hidrocentralit në Qafë Mollë të Mirditës.
Leon Molla u dënua për vepren penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, pasi edhe pse nuk ndodhej në Shqipëri nga hetimet ka rezultuar se ai ka qenë organizator i tubimit në Mirditë. Sipas dosjes hetimore përmes shkrimeve dhe videomosazheve në rrjetet sociale i riu ju ka bërë thirrje njerëzve që të mblidhen për të hequr flamurin turk në Qafë-Mollë të Mirditës, duke nxitur gjuhen e urrejtjes.
Gjykimi ndaj tij eshtë bërë në mungese, pasi Molla me origjinë nga Mirdita jeton ne Francë që prej vitit 2012, ndërsa prokurori Arben Agovi kishte kërkuar që ai të dënohet me tre vite heqje lirie, por gjykata dha një dënim më të butë ndaj tij.
Ne lidhje me tubimin u referuan materialet në prokuori edhe për 60 përsona të tjere pjesmarres, por hetimet ndaj tyre u pushuan, pasi sipas prokurorisë nuk janë provuar element të vepres penale. Leon Molla është një personazh kontravers dhe në faqet e tij në rrjete sociale ka shpesh thirrje nacionaliste dhe thirrje për rikrijimin e “Republikës së Mirditës”, një shtet jetëshkurtër i shpallur në vitin 1921, nga Marka Gjoni, me mbështetjen e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që kundërshtonte bashkimin e Mirditës me pjesën tjetër të Shqipërisë.
Paraditen e 31 dhjetorit të vitit 2017-të dhjetra përsona u mblodhen në Qafë Mollë të Mirditës, duke shkatërruar flamurin Turk që ishte vendosur në digen e HEC-it qe është ndërtuar nga një kompani Turke.
Ndryshimet ne kabinet jan t'nevojshme,por u mendoj qe ktu esht ber thjesht riciklim kanocesh
PërgjigjuS'ka vend turku ne mirdit
PërgjigjuGoja te lumte
Turqia po na pushton me ekonomi.
PërgjigjuMirditort kan nderu gjakun e shqiptarve që dhan jeten në luft kundra osmanve. Ska lidhje feja,
PërgjigjuPor u kanë dhënë edhe vajzat kur ndërtuan rrugën e kombit.
Per mu nje
PërgjigjuShume trim djali. Njerez te tille jane heronje te vertete. Pa asnje interes politik. Keshtu duhet vepruar edhe me varrezat e grekeve. kemi nevoje per heronje.
PërgjigjuNuk mund te betonohet nje flamur i huaj ne Shqipeti....mund te ishte beze.....dhe ku ne Mirdite flamur Turk....turp....faji eshte i atyre qe dhane lejen.......
PërgjigjuNa kane pushtu turku greku dhe serbi tani prej ktyre politikaneve tradhtare
PërgjigjuShiko si komentojn kllufat. O kllufa ajo esht firm turke dhe esht e drejta e tyre te vendosin flamurin e tyre sic esht e drejta jon qe vendosim flamurin shqiptar ku punohet nga firmat tona jasht atedheut. Kur u bo rruga kombit se nuk that gjo ju kllufa kur firma turke vendoste flamurin e tyre. Shpellar keni per te qon gjith jeten.
PërgjigjuKjo qe Leoni ka bo eshte fetare ja anti Turk po anti mysliman!Leonoja me qen trim ta shqyejn flamurin Turk ne France siç shqyen flamurin e shqyejne edhe Leonin,po sikur te ishte flamuri ITALIAN apo AMERIKAN a dote vpronte ne kete menyre Leoni.
PërgjigjuK'to që thua jan shpifje. Ska lidhje feja Osmanët kan vra e pre popullin shqiptar. Flamurin turk vene ti te shtëpia jote. Ska lidhje feja mos shpif
Per mua z.Leon Molla eshte hero.Megjithese ne Shqiperi shohim te valeviten flamuj te shume vendeve,mendoj qe disa vende me te cilat kemi patur marredhenie bardhe e zi do ishte me mire te respektoheheshin ndjenjat e banoreve vendas.Ne rastin e mesiperm,ne vend te flamurit te nje vendi qe na roberoi per 500 vjet,do kishte qene me e pranueshme nje pllake e vogel me emrin e ndertuesve dhe te vendit te tyre, si dhe nje flamur i vogel brenda pllakes,por jo nje flamur me permasa te atilla,dhe aq me teper i gdhendur si emri i Enverit neper male ne vaktit.Dikush mund te thote qe kane kaluar kohe,vendet ndryshojne,ndjenjat ndryshojne.Ndoshta ,por jo te gjithe.Duhen respektuar ndjenjat dhe opinionet e te gjitheve,qe ne kete rast kur u vendos te gdhendej flamuri u harruan te pyeten e te merreshin parasysh.Po t'i kishin pyetur banoret me perpara,nuk do ishte arritur deri ketu.
PërgjigjuEdhe kjo ndodhi.Shqipnia,shtet i çuditshem.
PërgjigjuLeon Per punen e flamurit turk ne digen e hidrozentralit jam dakort me ty flamuri turk nuk ka pune aty
PërgjigjuTurp tani franca ja jep me kenaqesi strehim politk
PërgjigjuDy vite Burg me ia bër qejfin Erdoganoviçit ! Mjerë ne !!!
Përgjigju