Bota

Protesta kundër Izraelit në Gjermani, oficeri goditi një aktiviste irlandeze me grusht në fytyrë, policia nis hetimet ndaj tij (VIDEO)

1 Shtator, 20:38| Përditesimi: 1 Shtator, 20:56

  • Share

Policia e Berlinit ka nisur një hetim, pas videos që u bë publike ku një aktivist irlandez në një protestë pro-palestineze u godit dy herë në fytyrë nga një oficer.

Pamjet e postuara në mediat sociale treguan aktivisten, Kitty O'Brien, duke u goditur nga një oficer policie ndërsa u si pasojë u gjakos edhe në fytyrë.

Sipas mediave të huaja, tubimi u zhvillua në lagjen Mitte të kryeqytetit gjerman. Një zëdhënës i policisë së Berlinit konfirmoi se autoritetet ishin në dijeni të incidentit dhe tha se oficeri ishte identifikuar.

“Ne si polici e Berlinit po shqyrtojmë nëse oficeri veproi në mënyrë proporcionale dhe po e bëjmë këtë si pjesë të një hetimi penal nën dyshimin për lëndim trupor në detyrë”, tha zëdhënësi.

Aktivistët protestuan jashtë ambasadës gjermane në Dublin kundër Izraelit për vrasjen e gazetarëve palestinezë në Gaza.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?