Protesta e dhunshme në Britani kundër racizmit

Protesta kundër racizmit/ Vdekja e George Floyd shkakton tubime të dhunshme dhe në Britani, 10 policë të lënduar (FOTO)

7 Qershor 2020, 21:57| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 09:02

  • Share

Vdekja e George Floyd ka nxitur protesta të dhunshme jo vetëm në SHBA por dhe Britaninë e Madhe. Nën logon "Black Lives Matter", protesta që në fillim ishte e qetë, ka kaluar në dhunë duke çuar deri në rrëzimin e bustit të tregtarit të skllevërve të shekullit të 17-të, Edward Colston në Bristol, ku protestuesit e hodhën atë në det.

Statuja, e cila kishte qenë e vendosur që nga viti 1895, ka qenë një temë polemike vitet e fundit, ku në peticionin për ta hequr ishin mbledhur 11 mijë firma.

Pavarësisht nga udhëzimet për distancimin shoqëror, protestuesit janë mbledhur pa asnjë lloj mase, ku ka pasur dhe akte dhune e përplasje mes tyre dhe policisë. Sipas Daily Mail të paktën 10 oficerë policie janë raportuar të lënduar nga përplasjet me protestuesit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jurgen: 08/06/2020 03:44

    Kafshet nga Afrika,dhe funderrinat liberale te BE po shkaterrojne Europen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?