Eduart Sharka, kryetar i degës së Rithemelimit të PD-së Lushnjë

Protesta kundër traut në Parkun e Divjakës, nën hetim kreu i PD Lushnjë, Eduart Sharka dhe 4 të tjerë, policia: Nuk ju bindën efektivëve, bllokuan rrugën

18 Nëntor 2022, 13:29| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 14:53

  • Share

Policia në Divjakë ka vënë nën hetim 5 protestues, mes tyre edhe kreun e PD-së Lushnjë Eduart Sharka për organizimin e protestës në hyrje të parkut të Divjakës. Po ashtu janë proceduar penalisht, Julian Mecon, Naun Gjini, Denis Priftin dhe Leonidha Gjinin.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç. Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

Një ditë më parë protestuesit e organizuar nga Rithemelimi arritën të shkulin kabinën e vendosur nga Ministria e Turizmit për vjeljen e biletave në Parkun Kombëtar të Divjakës, ndërsa u përplasën edhe më policinë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?