Kosova & Rajoni

‘Protestat pritet të intensifikohen’, analistja nga Presheva: Vuçiç mund ta çojë vendin në zgjedhje, por nuk ka folur për qeveri teknike

17 Mars, 12:36| Përditesimi: 17 Mars, 12:48

  • Share

Analistja nga Presheva, Ardita Behluli thotë se protesta masive e së shtunës në Beograd, me mbi 100 mijë persona, i dha një mesazh qeverisë së Vuçiç dhe faktorit ndërkombëtar. 

Duke komentuar fjalimin e Vuçiç pas mbylljes së protestës, analistja tha se presidenti serb i është referuar zgjedhjeve të reja por pa përmendur një qeveri teknike. 

“Vuçiç ka shprehur gatishmërinë që të realizojë kërkesat nga studentët por ka mohuar se do të dorëzojë pushtetin te partitë opozitare. Ka ritheksuar se të gjejë kompromise me lëvizjen studentore dhe opozitën por nuk ka përmendur asnjëherë një qeveri teknike, por është referuar te zgjedhjet që aludohet në pjesën e parë të muajit qershor.”, u shpreh analistja. 

Ajo thotë se presioni ndaj Vuçiç po rritet çdo ditë, por sipas saj, ai ka “marrë krahë” nga SHBA dhe veçanërisht vizita e djalit të Donald Trump në Serbi. Analistja thekson se Vuçiç mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve, me bindjen se do të fitojë sërish, duke shfrytëzuar edhe faktin se opozita nuk është e bashkuar. 

“Vuçiç disi ka marrë krah nga SHBA, pas vizitës së djalit të Trump. Po ashtu edhe qëndrimi i tij krah Rusisë dhe shohim mosdëgjueshmëri ndaj shteteve perëndimore dhe Vuçiç me shumë mundësi do të çojë vendin në zgjedhje dhe duke mbajtur besimin e tij te elektorati i palëkundur dhe se do të marrë shumicën absolute. Nuk ka një opozitë të bashkuar, Lëvizja studentore nuk ka kryesues që do të marrë timonin dhe sërish Vuçiç po e shfrytëzon komfort zonën e tij.”, tha Behluli. 

Sipas saj, pritet që të ketë ashpërsim të protestave. 

“Mendoj se në vijim do të kemi ashpërsim më të madh të grevave dhe institucioneve arsimore. Arsim i Bashkuar i Serbisë ka paralajmëruar se duhet të fillojnë bllokada edhe në arsimin fillor dhe të mesëm. Kjo na lë për të kuptuar se qëndrimi është i palëkundur i studentëve, i mësimdhënësve dhe sigurisht ditëve në vijim do të ketë protesta përpos në Beograd dhe në qytete të tjera të Serbisë.”, përfundoi analistja. et që në vijim të ketë ashpërsim të protestave."

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?