Kronikë

Protesta/ Mjeku jep ‘recetën’ që zgjidh korrupsionin: Lekët të mos jepen më nëpër xhepa, por te recepsioni

8 Korrik 2021, 09:55| Përditesimi: 9 Korrik 2021, 09:44

  • Share

 

Gjatë protestës së zhvilluar nga mjekët e spitalit të ‘Traumës’ lidhje me arrestimin e dy kolegëve të tyre disa ditë më pare për ryshfet kirurgu Myftar Torba tha se zgjidhja është autonomia spitalore. Sipas tij lekët që jepen nën dorë të dorëzohen te recepsioni dhe më pas spitali të vetëadministrojë fondet. Sipas tij kjo është mënyra që zgjidh korrupsionin.

“Çështja e korrupsionit është lehtësisht e zgjidhshme, brenda ditës. Mjafton që paratë të cilat përfliten në telefona nga familjarët dhe nga mjekët që kushton kaq ky operacion, nesër në mëngjes këto para të paguhen tek recepsioni. Doktorët të paguhen ekzakt kaq lekë sa marrim sot, por duke paguar taksa dhe tatime.

Zero pagesë nga qeveria, zero fonde nga qeveria, këto lekë që sot jepen duke ulur dinjitetin e doktorit nëpër shkallë, nëpër xhepa mbas peme te dorëzohen te recepsioni dhe të shkojnë më pas prapë te xhepi i  doktorit. Ja u zgjidh korrupsioni”, tha mjeku Myftar Torba.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i 2 mjekëve me akuzën se i morën ryshfet të plagosurit në masakrën e Velipojës, mjekët në protestë: Bakshishe do jepen gjithmonë, problem sistemi


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?