Ekipe futbolli të veteranëve të sportit, ish-nxënës dhe mësues morën pjesë, ndërsa njerëzit patën mundësinë të takoheshin, dhe të njiheshin me emra të njohur të fushës së sportit dhe gazetarisë.
Gazetari Defrim Met'hasani tha se kthehem pas 33 vitesh në vendin ku kam punuar e jetuar me qëllim promovimin e zonës.
Robert Bitri organizator thotë se "qëllimi është të luajmë futboll dhe të bashkojmë njerëzit që janë larguar në emigracion".
Ndërsa Arif Dauti ish futbollist tha se "në ndeshje morën pjesë ish-maturantë të viteve 85-89".
Kupën e aktivitetit "Futboll buzë Drinit" e fitoi ekipi nga Diaspora, me emigrantë të ardhur enkas nga Belgjika dhe Anglia, të cilët me të mbaruar ndeshja u nisën sërish për në vendet ku punojnë dhe jetojnë.
Një nga arsyet e zhvillimit të këtij aktiviteti pikërisht buzë lumit është se kjo fushë në luginën e Drinit mund të mos ekzistojë, pas ndërtimit të Skavicës. Banorët e Peshkopisë më herët kanë protestuar kundër projektit të hidrocentralit që do të përmbysë 32 fshatra dhe 16 mijë hektarë toka bujqësore e pemëtari.
Nuk keni pak turp o maskarej.
Përgjigju