Protesta në Armeni

Bota

Protesta në Armeni, tubuesit paralizojnë vendin

2 Maj 2018, 20:46| Përditesimi: 2 Maj 2018, 20:48

  • Share

Mijëra demonstrues bllokuan rrugët  e kryeqytetit  te Jerevanit në Armeni, pasi parlamenti nuk pranoi të zgjidhte udhëheqësin e tyre të protestës si kryeministër i ri. Lideri armen Pashainyan, 42 vjeç, humbi votimin në parlament pas dorëheqjes së kryeministrit Serzh Sargsyan.

Ata kanë bllokuar rrugët që çuan drejt aeroportit kryesor të Jerevanit dhe duke i detyruar disa udhëtar të linin makinat e tyre dhe të vazhdonin në terminalet në këmbë. Protestat ishin  kryesisht paqësore. Gjithashtu,  protestuesit kanë bllokuar rrugët që të çojnë në ndërtesat qeveritare.

Pashinyan, udhëheqës i partisë opozitare, do të përballet me një raund të dytë të votave parlamentare javën e ardhshme. Nëse përsëri nuk arrin të zgjedhë një kryeministër të përkohshëm, duhet të ketë zgjedhje të reja.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?