Protesta në Ballsh, kreu i sindikatës së naftëtarëve: Nuk kemi punë me policinë, ata nuk duhet të ishin këtu, duam të rinisim punë (VIDEO)

14 Shtator 2020, 10:41| Përditesimi: 14 Shtator 2020, 11:16

  • Share

Kërkesat e protestuesve janë të qarta, ata kërkojnë rinisjen e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj thotë se nuk duan të përplasen me policinë, të cilët sipas tij nuk duhet të ishin aty.

"Nuk e di nëse ministri po e sheh situatën këtu ku policia ka zaptuar në mënyrë të paligjshme rafinerinë. Që policia të hyjë në një kompni private duhet të jetë bërë një kërkesë nga pronarët që po ushtrojnë dhunë. Po i bëj thirrje ministrit që të reagojë se ne jemi për të shkuar në vendin e punës dhe për të mbrojtur rafinerinë nga zjarret e mundshme. Ne jemi papunë, jemi njerëz të qytetëruar, kemi 40 vite pune në rafineri. Persona të papërgjegjshëm na kanë marrë të dhënat tona personale dhe sot nuk paraqiten këtu. Në rast se personi e sheh të dyshimtë ardhjen e tij pasi na ka marrë të dhënat tona le të vi tëna kthejë mbrapsht, të na shlyejë të gjitha detyrimet që na ka dhe ne marrim rrugën drejt qytetit se nuk vijmë këtu të përplasemi me forcat e rendit" - thotë një prej protestuesve.

Një tjetër protestues i bën thirrje kryeministrit të vendit që t'i ndihmojë ata.

"I nderuar kryeministër vër dorë mbi ne se kemi mbi 10 muaj pa punë. Ti ke dhënë 3.2 miliardë koncesione dhe PPP nga taksapaguesit shqiptarë, sikur 1 përqind të kishe hedhur tek kjo uzinë, sot kjo do të ishte në punë" - është thirrja e një protestuesi tjetër.


Lajmi kryesor:

Naftëtarët në protestë, tensione me policinë dhe FNSh, kreu i sindikatës: Nuk duam që Ballshi të kthehet në Beirut! I bie të fikët 2 prej protestuesve (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?