Protesta në Bjellorusi/ Liderja e opozitës lë vendin dhe strehohet në Lituani: U largova për hir të fëmijëve (VIDEO)

11 Gusht 2020, 11:35| Përditesimi: 11 Gusht 2020, 14:33

  • Share

Pas valës së protestave që ka përfshirë vendin, liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, është larguar nga vendi. Njoftimi është dhënë nga ana e ministrit të jashtëm lituanez, I cili me anë të një postimi në Twitter njoftoi se ajo gjendej atje dhe është e sigurt.  Ndërkohë që pasditen e djeshme ajo kishte deklaruar se fituese e zgjedhjeve ishte ajo dhe se nuk kishte ndërmend të pranonte rezultatin.

 Protesta në Bjellorusi vazhdojnë ende ndërkohë që njoftohet se një person ka humbur jetën në përleshje me policinë dhe mbiu 3000 protestues janë arrestuar

Përshkallëzimi i situatës në Bjellorusi ndodh pasi Tikhanovskaya humbi zgjedhjet presidenciale përballë Alexander Lukashenkos, i cili drejton vendin prej vitit 1994. Sipas rezultatit ende paraprak,  në garën për presidentin e vendit Lukashenko ka grumbulluar afro 80% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij Svetlana Tikhanovskaya arriti të grumbullonte vetëm 9.9% për qind. Liderja e opozitës akuzoi Lukashenkonn për manipulim të rezultatit, pasi në zgjedhje nuk kishte vëzhgues dhe komisionerë zgjedhor. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar procesin zgjedhor dhe përshkallëzimin e dhunës në vend.

1597138759_svetlana.jpg

Liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya

 Përgatiti Suada Mehmetaj

Ora 14:07
Reagon liderja e opozitës bjelloruse: U largova për hir të fëmijëve

Liderja e opozitare bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya deklaroi se vendimi për të lënë vendin e saj ishte nga më të vështirët që ka marrë, por se ishte e detyruar të largohej për hir të fëmijëve.  Në mesazhin e saj tejet emocional ajo theksoi se mendonte se ishte më e fortë, se fushata e elektorale e kishte bërë atë një person të hekurt por ajo vazhdonte të ishte sërish e dobët .  Në fjalën e saj ajo theksoi se e kishte marrë vetë vendimin pa u ndier nën presionin e askujt dhe se askush nuk duhet të sakrifikojë jetën vet për asgjë. Tikhanovskaya, tha se për shkak të këtij vendimi mund ta urrenin shumë  njerëz që ta por ajo nuk kishte mënyrë tjetër të vepruari.

Më herët Ministri i Jashtëm lituanez, reagoi me anë të një postimi në tëitter duke thënë se ajo ishte e sigurtë në Lituani.  Ministri lituanez deklaroi më vonë për BBC se Tikhanovskaya ishte mbajtur nën arrest për 7 orë. Sipas tij ajo u largua nga vendi si pjesë e marrëveshjes për të liriruar menaxheren e saj të fushatës Maria Moroz, e arrestuar të Premten në mbrëmje. Rezultatet paraprake të votimeve e nxjerrin fitues Presidentin Aleksandër Lukashenko me 80% të votave, por ka pasur pretendime të shumta për mashtrim. Ndërkohë që ka pasur përplasje të dhunshme midis policisë dhe protestuesve gjatë dy netëve që nga mbajtja e zgjedhjeve.

Përgatiti Suada Mehmetaj

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?