Protesta në Bullgari/ Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit Borisov

23 Shtator 2020, 14:38| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 14:41

  • Share

As festimet për ditën e pavarësisë së Bullgarisë, nuk i ndaloi qytetarët bullgarë të protestojnë dhe ti bëjnë thirrje  kryeministrit Bojko Borisov  dhe kryeprokurorit të largohen nga vendi.

Protestuesit kërkojnë masa të shumta për të kufizuar korrupsionin dhe kërkojnë ndryshime në stilin qeverisës i Kryeministrit Borisov, në krye të tre qeverive radhazi që nga viti 2009.

Protestuesit, të cilët kanë mbështetjen e rreth dy të tretave të popullsisë sipas sondazheve të fundit të opinioneve, duan që data e zgjedhjeve parlamentare të zhvendoset nga ajo e planifikuar në mars.

Në përgjigje të protestave, të cilat filluan në 9 korrik, Borisov propozoi reforma në kushtetutë të cilat janë mohuar nga protestuesit si një mjet për të mbajtur qeverinë e tij në pushtet deri në zgjedhjet e ardhshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?