Nga protestat e djeshme të zhvilluara në Bulqizë dhe Korçë për vrasjen e Klodjan Rashës janë vendosur nën hetim 16 persona.
Në qytetin e Korçës janë vendosur nën hetim 9 persona për shkak se kanë organizuar protestë në kundërshtim të masave antiCOVID si dhe për prishjen e pronës publike.
Nën hetim janë vendosur: S. M., 30 vjeçe; E. M., 21 vjeç; H. K., 23 vjeç; E. V., 21 vjeç; K. Dh., 27 vjeç; E. T., 27 vjeç; Gj. L., 22 vjeç; S. D., 41 vjeç; D. H., 38 vjeç, banues në Korçë e Maliq për protestat e zhvilluara përpara Bashkisë dhe komisariatit të qytetit.
Ditën e djeshme në Korçë janë shoqëruar në komisariat organizatorët e protestave ku mes tyre ishte dhe kryetarja e FRPD-së në këtë qytet.
Gjithashtu dhe në Bulqizë janë vendosur nën hetim 7 persona, A. T., 24 vjeç; D. C., 22 vjeç; D. Gj., 24 vjeç; E. B., 20 vjeç; O. D., 20 vjeç; P. T., 48 vjeç; A. SH., 20 vjeç; banues në Durrës e Bulqizë.
Ata akuzohen se kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë e Dibër për veprime të mëtejshme.
VIDEO-protesta në Korçë
Mirë thoshte qeni Berisha, Ramës hakërroju njëherë dhe tmerrohet nga frika. Doli Stresi me 50 halabakë dhe i hoqi ministrin e brendshem, gjeneral me 25 vjet shkollë. Tani stresi inkërkon të heq edhe drejtorin e policisë, të shohim çdo bëj Rama, ka gjasa që ta heqi edhe atë. Pastaj, më mirë pyet stresin kë të vesh ministër.
PërgjigjuDuhet te vije Erdogani qe ti beje zap.
Përgjigju