Kronikë

Protesta në Lushnjë, deputeti i PD: Ministrja Bujqësisë propozon akademi për barinjtë e pozon me shalqinj, nuk i bëhet vonë që fermerët kanë falimentuar

12 Nëntor 2021, 17:17| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 17:23

  • Share

Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi ka reaguar mbi protestën e fermerëve në Lushnjë kundër paketës së re fiskale që ka çuar në përplasjen e tyre me Policinë, ku 15 fermerë janë shoqëruar. Përmes një postimi në 'Facebook', Korreshi ka ironizuar ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën, duke shkruar se pavarësisht protestave të fermerëve ajo rri 'ha shalqi', duke nënkuptuar që bujqësia është lënë në mëshirë të fatit.

"Ministrja na flet për akademinë e na pozon me shalqinj por nuk i behet vonë që fermerët kane falimentuar e serat nuk po mbillen me. Nëse keni kurajo hajdeni tregojani këtyre fermerëve këtu se sa shumë i doni e si e keni lulëzuar bujqësinë po kam frik se nuk do gjeni me rrugën për në shtëpi. Qeveria juaj hajdute ka dështuar, fermerët i keni lëne në mëshire të fatit e i gënjeni sa here keni zgjedhje. Grumbulluesit i përdorni për tu marrë votat e tani nuk iu hapni telefonat s'keni kurajo të vini te përballeni. Ti leme akademitë e ministres e tu vimë në ndihmë me paketa ekonomike fermerit", shkruan Korreshi.

Korreshi shkruan se fermerët që u shoqëruan në Komisariatin e Policisë së Lushnjës janë liruar, ndërsa ata në Urën Vajgurore akoma. Ai thekson edhe njëherë 6 kërkesat e fermerëve.

KËRKESAT E FERMERËVE

1. subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
4. Subvencionim 3 lekë për eksportuesit
5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit


Lajmi kryesor:

VIDEO/Fermerët protestë në Lushnjë kundër paketës së re fiskale, përplasen me policinë dhe bllokojnë autostradën: Kërkojmë subvencione për prodhimet bujqësore! Shoqërohen 15 persona


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?