Bota

Protesta në Maqedoni kundër marrëveshjes me Greqinë për emrin e ri, policia përdor gaz lotsjellës

17 Qershor 2018, 22:40| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 09:26

  • Share

Ashtu siç ishte paralajmëruar në Shkup dhe disa qytete të tjera kanë nisur protestat vetëm pak orë pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni–Greqi për emrin e ri. Qindra qytetarë protestuan me flamuj maqedonas, pankarta, ku cilësojnë si tradhtarë Zaevin dhe Dimitrovin, madje në disa të tilla u vërejtën e dhe thirrje për vdekjen e tyre. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Protesta në Maqedoni

Në krye të protestës qëndron lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe deputetë të tjerë të opozitës maqedonase. Nga sot, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë do të quhet zyrtarisht 'Republika e Maqedonisë së Veriut'. Marrëveshja për ndryshimin e emrit të Maqedonisë u arrit këtë të diel në Prespë.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?