Benjamin Netanyahu

Bota

Protesta dhe sulme nga e djathta, fronti i brendshëm që mund të shtypë Netanyahun: A dëshiron një marrëveshje pengjesh apo pushtim të Gazës

12 Gusht, 07:20| Përditesimi: 12 Gusht, 07:51

  • Share

E vetmja gjë që mungonte ishte vajtimi mbi Mur. Një ankesë me spraj, e shfaqur dje në mëngjes mbi vendin më të shenjtë të Jeruzalemit hebre: "Po ndodh një Holokaust në Gaza", kanë shkruar në zonën më të fshehtë, të rezervuar për besimtarë nga e gjithë bota. Personi i dyshuar si autor i grafitit u arrestua menjëherë. Pa asnjë “por”, nga e djathta në të majtë, nuk ka njeri që të mos e dënojë këtë përdhosjen e paprecedentë: Muri i Lotëve "nuk është vend për të shprehur protestën", deklaron rabini Shmuel Rabinovitch.

Ndoshta është i vetmi vend. Sepse përreth Benjamin Netanyahut po ngrihet një rrethim politik si asnjëherë, ndryshe nga ai i fanatikëve në Masada. "Jemi pothuajse në fund të fushatës ushtarake kundër Hamasit", siguroi kryeministri izraelit në Muzeun e Knesset-it, më ose pak në të njëjtën orë kur autori i 'ndotjes' së Murit po shoqërohej me pranga. Përreth tij, të vetët bënin mur mbrojtës. Nga presidenti Isaac Herzog, që përsëriste tezat e Netanyahut të shprehura të dielën, te ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, i angazhuar të shmangte fjalën për përçarje dhe të kërcënonte sërish e drejtpërdrejt Udhëheqësin suprem iranian Ali Khamenei: "Kur të dalësh nga bunkeri, ngri herë pas here sytë nga qielli dhe dëgjo çdo zhurmë. Pjesëmarrësit në “Dasmën e kuqe” po të presin" (referencë ndaj një masakre të papritur gjatë një dasme të përshkruar në sagën “Game of Thrones”). Edhe Benny Gantz, kundërshtar i Bibit, dje zgjodhi të fliste për gjëra të tjera dhe të merrej me gazetarët e Al Jazeera-s të vrarë në Gaza.

Shmangie, heshtje. Edhe pse përçarjet mbeten dhe kryeministri është nën zjarr miqësor e armiqësor. Këtë herë është ministri tjetër ultra, Itamar Ben-Gvir, lider i kolonëve, që përsërit fjalët e kolegut Bezalel Smotrich ("nuk i besoj më kryeministrit") dhe parashikon një krizë qeveritare. Objekt i debatit është pikërisht plani për pushtimin ushtarak të Rripit, i konsideruar tepër "i butë", dhe deportimi i miliona banorëve të Gazës: "Duhet ta kontrollojmë Bibin, i thotë Ben-Gvir radios. "Kam folur me të për një plan shumë më të gjerë, që ka të bëjë me qytetin e Gazës.  Dhe pastaj për nisjen e një fushate për të inkurajuar emigrimin. Por nuk kam asnjë garanci që Netanyahu, në një moment të caktuar, të mos ndalet në gjysmë të rrugës". E djathta radikale e di që mund të arrijë shumë dhe shtyn: rabini ultraortodoks nga Sderot, David Pendel, kërkon "aneksimin total" të Gazës. Ndërsa nacionalistët e Avigdor Lieberman kërkojnë një seancë plenare urgjente të Knesset-it për të diskutuar "sjelljen e qeverisë që po çon drejt një kërcënimi të prekshëm ndaj jetës së pengjeve, duke e çuar Izraelin drejt një dështimi politik dhe të sigurisë".

Jehoja e krizës përhapet edhe në frontin e kundërt: "Kuptimi i asaj që Netanyahu propozon", thotë lideri liberal i opozitës, Yair Lapid", është që pengjet do të vdesin, ushtarët do të vdesin, ekonomia do të shembet dhe statusi ynë ndërkombëtar do të shkatërrohet. Netanyahu nuk ka shumicën në Knesset dhe nuk ka shumicën tek populli".

Shkaktari i “zjarrit” politik, Smotrich, tani bën pak rolin e zjarrfikësit: nuk jam dakord me Netanyahun, thotë ai, por nuk është momenti për krizë. "Plani im nuk është plani i kryeministrit, e pranoj. Treni ka dalë nga shinat. Por unë mbetem brenda, sepse besoj se mund të ndryshojmë drejtim". Problemi, komenton editorialisti Nahum Barnea, është të hysh në mendjen e Netanyahut. Ai flet për "kohë të shkurtra" për pushtimin e Gazës, kur zbulohet se palestinezët do të deportohen në fillim të tetorit. Ndoshta me shpresën e një marrëveshjeje: "Çfarë do Netanyahu? Një marrëveshje për pengjet? Pushtimin e Gazës? Është i paqartë. Nuk jam i sigurt që në ushtri e kuptojnë. I premton Smotrich-it pushtimin dhe Trump-it, njëkohësisht, një prani të përkohshme. Dhe pastaj: njeriu që ka minuar disa herë marrëveshjet për pengjet, që nuk i ka përfshirë pengjet mes objektivave të luftës, tani merr meritat për pengjet e liruar. Dhe fajëson ushtrinë për ata që ende janë të burgosur. Do të pritej pak përulësi, nga një njeri që ka dështuar vazhdimisht"./Corriere della sera

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 12/08/2025 09:44

    Nazistat kishin shume me bujari e humanitet se keto perbindsha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zjarrvënia e qëllimshme njësoj si vrasja, si ju duket propozimi i Ramës?