Protesta në Stokholm, digjet Kurani! Turqia reagon ashpër: Sulm i ndyrë ndaj librit tonë të shenjtë! Fyen vlerat, e papranueshme

21 Janar 2023, 22:17| Përditesimi: 22 Janar 2023, 13:50

  • Share

Protestat e mbajtura të shtunën në Stokholm kundër qëndrimit Turqisë për të pranuar kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO me kushte. Protestat përfshinë edhe djegien e një kopje të Kuranit, rritën ndjeshëm tensionet me Turqinë, në një kohë kur vendi nordik, ka nevojë për mbështetjen e Ankarasë për të siguruar anëtarësimin në aleancën ushtarake.

“Ne dënojmë tejet ashpër sulmin e ndyrë ndaj librit tonë të shenjtë. Lejimi i këtij akti anti-islam, i cili vë në qendër muslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta, nën maskën e lirisë së shprehjes është krejtësisht i papranueshëm”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme turke.

Demonstratat ndezën edhe më tej tensionet mes Stokholmit dhe Ankarasë lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO. Suedia ka nevojë për miratimin e të gjitha vendeve, përfshirë Turqinë, në mënyrë që t'i bashkohet aleancës ushtarake.

Suedia dhe Finlanda aplikuan vitin e kaluar për t'iu bashkuar NATO-s, pas sulmit rus në Ukrainë, por kërkesa e tyre duhet miratuar nga të 30 vendet anëtare. Turqia ka thënë se Suedia në veçanti, duhet që fillimisht të mbajë një qëndrim më të qartë kundër atyre që i sheh si terroristë, kryesisht militantët kurdë si dhe një grup që e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në vitit 2016.

Ministria e Jashtme e Turqisë thirri të premten ambasadorin e Suedisë për të diskutuar mbi çështjen e protestave. Gjatë takimit diplomatit suedez i ishte thënë se protestat nga një grup që mbron Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) do të konsiderohej si shkelje e marrëveshjeve mes dy vendeve.

Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje trepalëshe me Turqinë në vitin 2022, me synimin për të kapërcyer kundërshtimet e Ankarasë për anëtarësimin e tyre në NATO. Suedia thotë se ka përmbushur detyrimet e saj bazuar në marrëveshje, por Turqia kërkon më shumë, përfshirë ekstradimin e 130 personave që i konsideron si terroristë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?