Bota

Protesta në Tel Aviv pas vdekjes së 6 pengjeve izraelite në Gaza

2 Shtator 2024, 15:50| Përditesimi: 2 Shtator 2024, 22:28

  • Share

Vdekja e 6 pengjeve izraelite në Gaza, trupat e të cilave u gjetën nga ushtria izralite në një tunel në Rafah, ka shkaktuar protesta të shumta në rrugët e shehet e shtetit hebre.

Hamas deklaroi se nëse Tel Avivi zyrtar do të kishte rënë dakord për një armëpushim, 6 pengjet e gjetura pajetë, do të ishin ende gjallë.

Në një intervistë me median arabe Al Jazeera, nënkryetari i Byrosë Politike të lëvizjes islamike, Khalil al-Hayya, argumentoi se Hamasi nga ana e tij ka treguar fleksibilitet në negociata, por sipas tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu përgjigj kësaj gatishmërie të grupit palestinez me arrogance dhe kushte të pafundme.

Sipas mediave izraelite, mbi 30 protestues janë arrestuar e dhjetëra të tjera janë plagosur, pasi bllokuan për rreth 3 orë autostradën Ayalon të Tel Avivit.

Populli izraelit pritet të shfaqë zemërimin me qeverinë e kryeministrit Netanyahu edhe me anë të një greve, të iniciuar nga sindikatat vendase. Rrugët kryesore në qytete të ndryshme të Izraelit janë bllokuar nga protestuesit, për të detyruar qeverinë të bëjë më shumë në negociatat me Hamas më lirimin e pengjeve izralite.

Pavarësisht presionit publik, ushtria izraelite vazhdon sulmet në Gaza. Përmes një sulmi ajror mbi një shkollë ku strehoheshin palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ushtria izraelite vrau 11 persona.

E.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?