Kronikë

Protesta në Tiranë, kundër vaksinës së koronavirusit dhe rrjetit 5G

2 Qershor 2020, 20:23| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 20:33

  • Share

Një protestë e pazakontë është zhvilluar sot në Tiranë, ku dhjetëra aktivistë dhe mbështetës të teorive konspirative marshuan kundër vaksinës së koronaviursit, të cilët e cilësuan si një mjet të elitave për të kontrolluar popullsinë.

Protestuesit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit" hodhën parulla kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19. Sipas tyre vaksinë që është duke u përgatitur ka si qëllim injektimin e disa mikroçipave kontrollues në trupat e popullatës.Ata u shprehën edhe kundër karantinës.

“Kjo është një skemë ndërkombëtare në interes të pak familjeve në botë, të cilët dëshirojnë të ulin numrin e popullsisë në botë për ta kontrolluar më mirë dhe për të mikroçipuar popullsinë, nëpërmjet një vaksine me nanothërmija dhe nëpërmjet sistemit 5G – që duan të na fusin në trup nëpërmjet kësaj vaksinës”,  u shpreh Alfred Cako,  botues librash konspirativë dhe njëkohësisht njëri prej organizatorëve të protestës.

Teknologjia 5G fajësohet për përhapjen e shpejtë të COVID-19 dhe ata që e avancojnë këtë teori konspirative besojnë se kjo frekuencë degradon sistemin imunitar dhe se rreziqet po mbulohen nga forca të fuqishme në industrinë globale të telekomunikacionit.

Në Shqipëri, që nga shpërthimi i epidemisë koronavirusi i ri ka prekur 1164 persona, nga të cilët 33 kanë humbur jetën, 891 janë shëruar dhe 240 raste janë aktive

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Protestues: 03/06/2020 22:47

    Eshte proteste per te rrezuar ramen mos u ngateroni

    Përgjigju
  • Iris: 03/06/2020 03:09

    Ja dhe injorantet e rradhes,tani dilni e thoni/DUAM BABEN/ e vini Trump ne krye o Haxhi Qemalista te shek.XXI.

    Përgjigju
  • Taulant: 02/06/2020 22:59

    Nje tufe te marresh qe lexojne vetem portale konspiracioni dhe libra fetare. Humbje kohe, kur s’ka ende nje vaksine lere me detyrim per ta bere.

    Përgjigju
    • Den: 20/06/2020 10:15

      Futu te instagram i Bill Gates dhe lexo komentet e njerezve ne usa, te mos mbetesh injorant.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?