Bota

Protesta në Venezuelë/4 persona kanë vdekur gjatë përplasjes së mbrëmjes

23 Janar 2019, 17:45| Përditesimi: 23 Janar 2019, 17:57

  • Share

VENEZUELË- Ende pa filluar protesta  masive e opozitës me në krye Juan Guaido, 4 persona kanë vdekur, mes tyre dhe një 16 vjeçar. Protesta i përkon 61 vjetorit të rrëzimit të diktaturës ushtarake në Venezuelë, por opozita kërkon dhe dorëheqjen e presidentit aktual, Nicolas Maduro.

Venezuela është vendi i parë në Amerikën Latine për numrin e të emigruarve. 2.4 milion venezuelianë kanë emigruar ndër vite vetëm në Amerikën Latinë ndërkohë Nicolas Maduro është nga viti 2013 presidenti i Venezuelës.

Gjithashtu protestës së opozitës i janë bashkuar dhe aleatët e partisë së Maduros. Edhe pse nuk ka një konfirmim për numrin e protestuesve Guaido thotë se janë me mijëra qytetarë dhe e konsideron protestën si historike.

Partia Socialiste e Maduros ka reaguar ndaj protestës së opozitës dhe ka paralajmëruar një protestë 'hakmarrëse' ndaj asaj të opoztës. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?