Fatbardh Kadilli ish anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se opozita nuk po u jep përgjigje qytetarëve për të qenë alternativë në pushtet. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Kadilli tha se nëse duhet të bëhet politike duhet që të qytetarëve tu jepen propozime. Për Kadillin, opozita duhet një propozim konkret për qytetarët, e sipas tij Berisha, Meta dhe Basha nuk janë oferta e ndryshimit.
‘Nuk ka nevojë të dalim në protestë për të treguar se jemi kundër kësaj politike. Është një PD e ndarë në dy fraksione të mëdha. Nëse nuk gjendet një përgjigje opozitare, që opozita të krijoj një lidership të ri. Një parti që është më e madhe se kryetari. I vetmi propozim që ne kemi është Basha apo Berisha ky nuk është propozim për qytetarët. Besoj se opozita dhe jam i bindur se protesta e të shtunë s’ka qenë moment kthese në vlerësimin tim për të kuptuar që ra miti. Që dikush është më i fortë se tjetri. Berisha nuk mund të jetë me i fortë. Nëse Berisha ka pasur një çelës sukses si të vijmë në pushtet pse na masakroi dhe na la 8 vite në opozita. Ne duam një derë të re të opozitës. Kur gjithë pakënaqësia të gjithë e dimë se është konsumuar ky pushtet. Pakënaqësia kthehet në energji ndryshimi kur përballë është oferta e ndryshimit që nuk besoj se është as Meta as Berisha, as Basha.’- tha Kadilli.
Sipas Kadillit, nëse opozita nuk prodhon alternativa duhet të largohen dhe të hapin rrugë. Kadilli u shpreh se zgjidhja politike nuk mund të krijohet nga njerëz që kanë 32 vite në politikë.
'Sfida që unë bëj sot dhe do bej në vazhdimësi nuk mban përgjegjësi vetëm Berisha, Basha apo Meta, por edhe ato që i mbështesin e duan të bindin qytetarët se kjo është zgjidhja. Kemi një popull që pret një zgjidhje politike që nuk mund të krijohet nga njerëz që kanë 32 vjet në politikë. Nuk ka ndodhur kurrë që një politikan në SHBA të humbasë e të kthehet sërish. Fakti që nuk të besuan një herë dy herë, pse duhet të rrish 3-4 herë. Nuk duhet kufizuar vetëm mandati i pushtetit por edhe i opozitës, si kufizim moral. Ata që marrin drejtimet e segmenteve të opozitës a do u japin alternativë qytetarëve. Nëse nuk prodhojnë alternativa duhet të largohen dhe të hapin rrugën për një proces të ri politik. Çelësi i opozitës është vetëm shpresa. Nuk është çështje protestash. Por çfarë do u propozojmë shqiptarët.’- u shpreh Kadilli.
Më 12 nëntor Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete.
Për analistin Lorenc Vangjelin, ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk është i besueshëm edhe kur thotë të vërtetën. Komentin Vangjeli e bëri gjatë emisionit ‘Kontrast’ në Report Tv, teksa dha një përgjigje për reagimin e tij për akuzat e Sali Berishës se Basha dhe Rama kanë 40% të aksioneve.
‘Edhe për histori të tillë shikoj ish-kryetarin e opozitës kandidatin për kryeministër të djeshëm që ka shpenzuar vetëm 2 rreshta në tëiotter dhe ato të shkuara nga i phone. Mund të pohoj se Lulzim Basha nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën. Edhe nëse kjo është e vërtetë, e vërteta e tij është shumë e vështirë për t’u besuar. Ka disa njerëz që edhe kur thotë në vërteten janë të pabesueshëm. Basha është njeri prej tyre. Në bindjen e Berishës, dhe pjesërisht ka të drejtë Bashën se sheh si pjesë të qeverisjes por si shtojcë. Në këtë pikë Berisha nuk e ka gabim që e sulmon Bashën si shtojcë të qeverisjes. Palët ulen dhe llogaritë i bëjnë në letër pa i hyrë thelbit të gjësë. Mazhoranca refuzon të bëjë transparencë të plotë. Vetëm transparenca mund të qartësojë diçka.’- u shpreh Vangjeli.