Politika në tehun e drejtësisë, avokati në '5 Pyetjet': Dumani dha një raport serioz para KLP-së! Blushi: Hetimet e SPAK të vonuara

8 Prill, 21:16| Përditesimi: 8 Prill, 23:03

  • Share

Zhvillimet e e fundit politike nën tehun e drejtësisë dhe hetimeve të SPAK u diskutuan mbrëmjen e sotme në '5 Pyetjet me Babaramon'. 

Kreu i grupit të këshilltarëve bashkiakë të opozitës Ilir Alimehmeti tha për Babaramon se prej kohësh vijon paligjshmëria në bashkinë e Tiranës, me këshilltarët bashkiakë që nuk kanë akses për informacione dhe as për interpelanca dhe mbledhje, prandaj dhe protesta të premten ishte një reaksion.

'Për çdo aksion ka dhe një reaksion, është ligji i tretë i Njutonit. U penguam të bënim detyrën tonë si këshilltarë bashkiakë. Aksesi për informacion, për mbledhje u pengua me polici. Duke pasur frikë nga njerëzit, këshilltarët bashkiakë. Në detyrën tonë u penguam. Atë ditë ishte flagrante. Ka nisur që në qershor kjo histori. Veliaj nuk u betua.

Mbledhjet e këshillit bashkiak nuk transmetohen. Kemi çuar shkresa të panumërta për informacion, nuk kemi marrë. Kemi bërë kërkesë për interpelancë nuk kemi marrë përgjigjje. Çdolloj amendamenti, kërkese hidhet poshtë. Ajo që patë është një përshkallëzim i situatës.', tha Alimehmeti për Babaramon.

Sekretari i PL-së Tedi Blushi, tha se arrestimi i drejtorëve është pjesë e një skenari të drejtësisë me regji, pasi në pranga sipas tij duhej të ishte kryebashkiaku.

'E kemi paralajmëruar prej 1 viti, si pjesë e një skenari të drejtësisë me regji. Prej kohësh kemi paralajmëruar se gjithë drejtorët e bashkisë do të shkojnë në burg. I pari që duhet të arrestohet është kryerbashkiaku Veliaj. Mori kompetencat e institucioneve të tjera. Me firmën e tij qytetarët e Tiranës kanë hyrë në borxh prej 30 vitesh të paguajnë 80 mijë euro në ditën për një shërbim që nuk kryhet. Tirana vetëm vidhet. E vetmja gjë që pastrohet në Tiranë, janë paratë e pista.', u shpreh Tedi Blushi.

Avokati Arbër Hoxha teksa komentoi arrestimet e SPAK në bashkinë e Tiranës, i cilësoi veprimet e ish-drejtorëve si të trasha.

'Veprimet janë bërë shumë të trasha nga administratorët dhe janë njerëz që nuk kanë lidhje fare me atë pjesë. Nuk kanë ditur as si të vjedhin edhe drejtori i ARRSH-së janë bërë veprime aq të trasha. Dhe veprime që studentët e fakultetit të drejtësisë i studiojnë në vitin e tretë. Dhe SPAK dhe BKH e kanë patur të lehtë të studiojnë këto çështje', u shpreh Hoxha.

Nga ana tjetër, ai u ndal edhe tek raportimi i kreu të SPAK, Altin Dumanit para KLP-së. 

'Për herë të parë kemi dhënë një raport dhënie serioze. Ndihej fryma e SHBA dhe ekspertëve të saj. Ishte statistikë e gjallë. Ngrinte dhe probleme të caktuara, probleme reale. Mos bashkëpunimin e Prokurorisë së Posaçme me Policinë e Shtetit. Është tepër serioze, kur SPAK ka frikë dhe lë jashtë policinë e shtetit në hetime. Përfshin policinë e shtetit vetëm në ekzekutimin e masave.

Krimi është organizuar dhe pastrimi i parave bëhet edhe nga ana e njerëzve me pushtet. Tjetër problem ishte zonat kriminale. Dhe qarku më problematik ishte Durrësi. Ishte një raport-dhënie për t’u përshëndetur', shtoi ai.

Ndërkohë, juristi i Rithemelimit në Komisionin hetimor për 'Check-up' dhe 'Sterilzimin' në Kuvend, Franc Nuri foli mbi komisionet hetimore me kuadrin e ri ligjor të ndryshuar.

'Kuadri ligjor për komisionet hetimore është ndryshuar muajt e fundit. Hera e parë që implementohet ky kuadër ligjor i ri. Ekspertëve ligjor i është dhënë rol më i rëndësishëm. Dhe ka debate se ekspertët mund të kenë më shumë kompetencë se deputetët. Sipas ligjit ekspertët duhet të propozojnë drafte. Por ekspertët duhet të miratojnë planin e hetimit. Komisioni në shëndetësi është i mandatuar për 4 muaj. Janë dy dosje voluminoze.

Ka vend për hetime që zgjasin për muaj të tërë. Jemi ende në fillime. Janë miratuar 4 ekspertë. E mira do të ishte që të arrihej me konsensus. Që ekspertët të dakordësonin një tekst. Në të kundërt do shihet si do shkojë me votën në komision. Si herë e parë e këtij kuadri ligjor ka vend për interpretime. Mendoj se ka vend për të analizuar të gjitha hallkat e këtyre koncesioneve. Kemi një periudhë kohore mjaft të gjerë që duhet të gjejmë elementë të ndryshme.', tha Nuri.

Sa i përket komisioneve hetimore të dakordësuara me PS-së dhe Rithemelimit, Blushi shpreson të vërtetojë denoncimet e bëra me kohë nga opozita.

'Parlamenti ka një të drejtë kushtetuese për hetimin parlamentare. Kjo nuk mund ti mohohet opozitës. Nuk shoh mbivendosje, hetimi penal dhe parlamentar janë dy drejtime të ndryshme. Shpresoj se këto komisione të nxjerrin në dritë ato të vërteta që janë nxjerrë nga opozita. Nuk ndikon tek hetimet e SPAK që janë të vonuara.

Ka mungesë vullneti nga mazhoranca. Edi Rama dhe rilindja bllokuan ngritjen e komisioneve hetimore. Përballë kësaj mazhorance që me forcë kartoni dhe gardë pengoi opozitën nuk besoj se përfaqësuesit e mazhorancës të kenë vullnet. Ligji për komisionet hetimore u ndryshua në mënyrë të njëanshme.', tha Blushi.

Ndërkohë avokati Hoxha pati një debat me sekretarin e PL-së Tedi Blushi. Hoxha tha se kryetari i PL-së, Ilir Meta në kohën kur ishte president, emëroi në sistemin e drejtësisë agronom, duke përmendur emrin e Gjin Gjonit.

Ora 22:03
Arbër Hoxha ia 'thotë në sy' Tedi Blushit: Kryetari i partisë suaj ka emëruar agronom në sistemin e drejtësisë

 

Në '5 Pyetjet', avokati Arbër Hoxha pati një debat me sekretarin e PL-së Tedi Blushi, teksa i tha se kryetari i partisë së tij ka emëruar agronom në sistemin e drejtësisë gjatë kohës si presidenti, duke emëruar Gjin Gjonin.

Blushi: Ju si juristë, kur drejtuesi i SPAK thotë që gjykata noterizon vendimet e SPAK, si mendoni? Nuk kisha interesa ta dëgjoja. Kishte shumë emocione.

Hoxha: Po e nxirrni jashtë kontekstit. Gjykata nuk ka lidhje fare me atë çka kërkon prokurori në Prokurorinë e Posaçme. GJKKO nuk është noterë e SPAK. Ai është shkëputur nga një kontekst i caktuar. Për shembull kryetari i partisë suaj ka caktuar agronom në sistemin e drejtësisë.

Blushi: Nëse keni ardhur si zëdhënës i Edi Ramës. E rrita shumë piacën

Hoxha: Po fyeni.

Blushi: Tani ju thoni kryetari i partisë suaj. Kur thoni ju jurist, imagjinoni të shkosh tek roja.

Një jurist nuk guxon të bëjë gabime që bëni ju. Që shpifni, duke pretenduar që kryetari i partisë sime ka emëruar agronom në drejtësi.

Hoxha: Nja 30 i ke në sistemin e drejtësisë.

Blushi: Kur një jurist në studion tuaj bën këto deklarata. Vë në dyshim serioz si ka marrë diplomën e juristit.

Hoxha: Zoti Kastriot Ismailaj më ka zgjedhur mua avokat. Më ka treguar këtu në këtë studio. Më pengon neni gjashtë.

Blushi: Më thuaj emrin e agronomit që zoti Meta ka emëruar. Këto shpifje duhen demaskuar.

Hoxha: Obobo do më demaskoj Tedi Blushi.

Blushi: Ti fyen këtë zanat të nderuar. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm kur bën shpifje. Më thuaj emrin e agronomit.

Hoxha: Gjin Gjoni.

Blushi: Kur?

Hoxha: Të mërkurën, po ça janë këto.

Ora 21:24
Arrestimi i zyrtarëve të bashkisë Tiranë, avokati Hoxha: Kanë bërë veprime të trasha, SPAK e kishte të lehtë

Avokati Arbër Hoxha komentoi në '5 Pyetjet' arrestimet e drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë. Sipas tij veprimet e tyre kanë qenë shumë të trasha duke ia bërë mjaft të lehtë SPAK dhe BKH-së në hetime.

'Veprimet janë bërë shumë të trasha nga administratorët dhe janë njerëz që nuk kanë lidhje fare me atë pjesë. Nuk kanë ditur as si të vjedhin edhe drejtori i ARRSH-së janë bërë veprime aq të trasha. Dhe veprime që studentët e fakultetit të drejtësisë i studiojnë në vitin e tretë. Dhe SPAK dhe BKH e kanë patur të lehtë të studiojnë këto çështje. Në Shqipëri është shpikur një koncept, pronari ligjor dhe pronari faktik. 'Pronari faktik' është shpikur nga Gjykata e Posaçme pas inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Edhe në Itali nuk ekziston koncepti i pronarit faktik. GJKKO ka dënuar ish-ministra dhe ish-zëvëndëskryeministri është në akuzë. Duhet kohë për të gjetur ku kanë shkuar paratë.', tha avokati Arbër Hoxha.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • filip: 08/04/2024 22:42

    Eshte shum e turpeshme qe nje i ri i shkolluar te mbeshtesi kriminelin Sali NON GRATA por ske ci bo eshte TIRONC me qerpic,carac dhe budall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?