Rithemelimi dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbajtën sot protestën e gjashtë para bashkisë së Tiranës, ku molotovët nuk munguan. Kryetarja e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit nga rradhët e socialistëve u shpreh se sot pati më shumë molotov se në çdo protestë tjetër, 20 të tilla.
'Ajo që po ndodh që pjesa e mirëmbajtjes po pastron bashkinë nga skenat e molotovit. Sot kishim më shumë molotov se në çdo protestë tjerë, mbi 20, tejkalon të drejtën për të protestuar. Mendoj se duhet tani ta elaborojmë se deri ku arrin limiti i protestës dhe dhuna ndaj institucioneve. Janë kopje të shëmtuara të skenave në kuvend. Mosha mesatare e këshillit bashkiak është 35 vjeç. Kemi të bëjmë me brezin e ri të politikanëve që duhet të kishin një sjellje tjetër të manifestimit.
Më vjen keq kur shoh moshatar kthehen në sjellje të politikës së vjetër. Dora e bashkisë ka qenë e shtrirë kur bëhet fjala për konsensus. Kërkesat e tyre kanë qenë ligjërisht jo të plota. Do t’ju ftoja të shikonit mbledhjen e këshillit sa sa kohë i lihet opozitës në fjalën e vet. Nuk pranohet dora e shtrirë e bashkëpunimit', thotë Kuko.
Analisti Ben Andoni thotë se protesta i mungojnë qytetit, por jo në këto mënyra. Sipas tij, Tirana ka nevojë për protesta për probleme të shumta me të cilat haset kryeqyteti.
'Protesta është e nevojshme, qytetit i kanë munguar protestat. Nuk jam për përdorimin e molotovëve. Pjesa e egër më shumë i ul pikë se sa i çon drejt qëllimit. Tirana ka shumë nevojë për lloje të tjera protestash. Do doja të kishte më shumë qytetarë me origjinë tiranase. Jo thjesht në pjesën e diskriminimit, për atë që bëhet me identitetin e qytetit. Sa i përket Veliaj, gjithçka është në SPAK. Shikoj që situata është jashtëzakonsht e vështirë. Edhe kur dëgjoje fjalën 2 orëshe të zotit Rama, situata në PS është e vështirë. Kjo është qeverisje me shumë probleme. Referimet për 2030 në disa aspekte bëjnë sens, por për disa të tjera jo. I vlerësoj reformat që ka bërë, por mendoj se impenjimi duhet të jetë jashtëzakonisht i madh', shprehet Andoni.
Kuko shton se opozitës në këshill bashkiak nuk i është mohuar kurrë hyrja dhe dora e bashkisë ka qenë gjithnjë e shtrirë për bashkëpunim
'Kur ne duam të qëndrojmë në pozicionin tonë në kuadrin ligjor, siç është ajo e mbledhjes së këshillit bashkiak. Çdo muaj duhet të kemi mbledhje dhe duhet të miratojmë ndihmën ekonomike. Është shumë e rëndësishme të tregohemi të rritur në këtë histori dhe të gjejmë rrugën e bashkëpunimit. Është edhe edukatë politike që duhet përçuar qytetarëve. Situata duhet ç’tensionuar. Ne nuk do dalim asnjëherë nga kuadri ligjor', thekson Kuko.
Analisti Arben Meçe thekson se me këto protesta opozita po i jep pikë Veliajt, i cili gjendet në një situatë të vështirë politike.
'Ngjarje që po zhvillohen në oborrin e bashkisë i shoh në dy pista. E para si zgjatim i protestës poshtë ballkonit të Berishës. E njëjta filozofi. Asnjë zhvillim. Këto protesta e kanë humbur funksionin e tyre në një shoqëri demokratike. Një lloj proteste që e vrau misionin që ka protesta. Aksioni politik që ka bërë opozita është e penalizuar politikisht. Asnjë lloj fitore nuk ka opozita. Kur vij në sheshin e bashkisë shoh të njëjtët persona. Kur vjen puna në aksionin politik nuk shoh asnjë lloj fitore. U bë e gjashta dhe nuk ka asnjë avancim. Është monotone dhe ajo që e bën bezdisëse është ajo flaka atje dhe i jep fitore Veliajt. Qytetaria e Tiranës nuk mund të pranojë zjarrvënie. Çfarë po bën? Nëse dikush mendon se demokracia është kjo do ta paguajë ai vetë. Shoh atje përpjekje dhe parrulla lini këshilltarët të futen.
Jemi në kushtet për ti futur dhunshëm këshilltarët në bashki. Kjo nuk është e shëndetshme. Nëse deri tani debatohet se bashkia ju ka dhënë të gjithë hapësirën këshilltarëve opozitarë kjo gjë duhet bërë transparente pasi qytetarët nuk e dinë cila është e drejta e opozitës. Prezenca është detyrim. Këtyre këshilltarëve ti jepet gjithë hapësira por jo turmës nga rruga. Jemi në kushtet e përdhunimit të institucionit. Duhet të vijmë në një aksion që e bën pozita.
Veliaj sot ka qenë në kushtet më të vështira të jetës politike, pas vajtjes në SPAK. Si do ta përballojë Veliaj diçka të tillë? PS nuk po i jep mbështetje Veliaj. Ku do ta fitojë? Do ta fitojë në përballje me opozitarët atje. Ai këshill bashkiak duhet të hapet. Që Veliaj t’i përballojë. Kam bindjen që i përballon. Ka informacionin, elokuencën. Erion Veliaj duhet të zbres në betejë. Ose do ta fitojë, ose do ta humbasë. Po kur i shmanget nuk e mbrojnë policët. Shëndeti politik i Veliajt është ballë për ballë', tha Meçe.
Kuko vijon më tej duke thënë se gjithmonë ka patur konsensus nga mazhoranca për mbledhjet në këshill bashkiak por opozita dhe Rithemelimi ka zgjedhur gjithnjë kaosin.
'Këshilli bashkiak nuk ka hapësira punë. Është e ndryshme nga kuvendi. Ne apo bashkia nuk po pengon punën e përditshme, pasi nuk ka zyra të këshilltarëve, ka një sallë dhe një sekretariat. Sot dera e këshillit bashkiak ishte e hapur. Nuk pengohet askush të hyjë në ambiente. Po kur ka tubime merret masa. Hyrja me dhunë, është e papërshtatshme. Nuk duhet të harrojmë, ne kemi patur mbledhje kryesie kur ishin të pranishëm të gjithë këshilltarët, kemi rënë dakord për kohën se sa do fliste secili ,sa do fliste kryebashkiaku. Dhe ju e patë që mbledhja u bë në 4 minuta. Cila është logjika për të pasur një protestë të dhunshme? Nuk është se nuk ka një vullnet për të folur, janë kushtet që nuk lejojnë të japi secili mesazhin e vet', shtoi Kuko.
Analisti Arben Meçe mori në shqyrtim në 'Studio Live' fjalimin e sotëm të Ramës përpara ministrave dhe deputetëve socialstë. Nga ana tjetër, sa i përket Veliajt sipas Meçes, duhet të dali në një aksion përballjeje me të vërtetën ashtu siç doli Rama.
'Rama sot foli qartë. PS ka një linjë dhe askush nuk mund të dali nga ajo. Përgjegjësia është individuale. Por kjo nuk futet dot në perceptimin popullor. Sot Rama e mori përsipër, kemi korrupsion. Dhe ky mekanizëm duhet të futet në mekanizmin e vetëkontrollit. Ju kishit sondazh, që perceptimi popullor për PS ishte gati negativ, ishte për qeverisjen dhe pika e dobët ishte korrupsioni. Tek lidershipi Ramën e nxirrnin të parin. Perceptim i qytetarëve e nxirrte që kjo qeverisje ishte e korruptuar, lideri jo. Dhe lideri duhet si lokomotiv të tërheqi të gjithë masën. Kushdo që shkel ligjin është i detyruar të mbrojë veten në mënyrë individuale.
Tani them, ne tashmë duhet të ndajmë drejtimin politik nga përgjegjësia individuale. Nëse sheh gjithë mitingjet tentojnë të bashkojnë përgjegjësinë individuale me përgjegjësinë politike. Sot këtë gjë e kanë ngarkuar tek Erioni. Dhe thonë Erion Veliaj ka probleme me SPAK. Nuk është e vërtetë.
Veliaj ka detyrë që këtë perceptim, që tani që SPAK i ka nxjerrë në sipërfaqe problematika. Nuk duhet të ecësh me faktin që kam bërë Tiranën, por ai tjetri thotë ke vjedhur. Po po, ti ke fituar zgjedhjet, por të dolën 5 drejtorë që kanë vjedhur. Nuk mund të mbrohesh tani me atë ç’ke bërë por me atë situatë që ka dalë në dritë të diellit. Në gjykimin tim, që situata e re kërkon me doemos një aksion të ri politik që ndryshon, Rama reagoi menjëherë. A ishte normale kjo mbledhje sot? Jo. Dhe Veliaj që është numri dy i PS duhet të dal me një aksion që të distancohet', tha Meçe.
Romina Nese nuk e pranojne doren e shtrire te bashkepunimit, atehere ne emer te popullit qe do qetesi, rend, zhvillim, dhe te ardhme per femijet tane, pritjani duart krimineleve qe kthejne ne flake e molotov qendren e Tiranes. Nuk jua kemi borxh qe te vijme me femijet, te dalim ne qender, dhe ne vend te kenaqemi e qetesohemi, te traumatizojme femijet tane me klithma barbaresh, bomba Molotov qe hedhin kriminelet dhe veze e domate qe leshojne 2-3 idiote te papergjegjshem. Romina, Ky sulm eshte sulm i asaj pjese kriminale te opozites qe gjykoj se eshte pjese e agjenturave te huaja, qe tani shkaterrojne vendin per te rrenuar turizmin shqiptar. Nuk Jane rastesi 1996, skemat piramidale, 1997, grushti i shtetit te 1998, hapja e depone dhe armatosja e miletit , dhenia e naftes Sllobodan Milloshevicit, shitja e detit Greqise, shkaterrimi i gjithe industrise shqiptare, shkaterrimi I serave, hekurudhave, prerja e miliona rrenje limona, portokalle, ullinj, shkaterrimi dhe prerja e pyjeve, vandalismi i tarracave, shnderrimi i qyteteve ne modelin qytete-Kandahar. Vetem nje qeveri e president qe punon per agjenturat e huaja mund ti bente maw te zeza Shqiperise dhe mos te ndalonte ketu, por te vazhdonte edhe me tej, te vriste Remzi Hoxhen, Te arrestonte Hashim Thacin dhe Adem Jasharin, te pengonte planin e Rambujese. Keto kane ndodhur kur ai qe se bashku me Sllobodan Milloshvicin dhe nja 8 ndyresira te tjera ne bote, u cilesuan si 10 kriminelet me te eger te shtypit dhe gazetareve. Nuk po flas per cfare ka ndodhur me vone, ……. Gerdeci, 21 Janari, Masakra e Peshkepise, zhdukja e Dosjes se Fredis Dhionisii Beleris nga prokuroria etj……… Romina SOT U BE SEANCA DEGJIMORE NE APEL PER NJE FARE ………PAPLEKA………. DO TA LIROJNE. AI VRAU NJE DOKTOR TE MIRE, NJE QYTETAR TE NDERUAR TE ELBASANIT. DIKUR TAULANT BALLA, QE KANDIDONTE ATEHERE NE ELBASAN U BETUA QE VRASESI DO TE MERRTE DENIMIN E MERITUAR. PO BEHEN PERPJEKJE QE AI TE LIROHET. NESE LIROHET ATEHERE PD KA TE DREJTE TE VRASE CDO NJERI, KUDO QE TE JETE, EDHE DUKE PIRE KAFE ME PRINDERIT. NESE AI LIROHET, ATEHERE URIMI IM PER JU ESHTE KY: ATA qe iken mos ardhshin kurre Ju qe jeni tani mos ju gdhifte e nesermja. NUK MUND TE JETOJME TE SIGURT NESE KRIMINELE SI PAPLEKA LIROHEN NGA GJYKATA, SE PASKAN VRARE NJEREZ NE KUSHTET E TRONDITJES SE FORTE PSIKIKE. TE GJITHE MUND TE NA VRASIN PAPLEKAT NE KUSHTET E TRONDITJES NERVORE DHE TE DALIN NGA BURGU. NESE DEL NGA BURGU, PAPLEKAT, LLUPOT, PRENDET DO VAZHDOJNE TE VRASIN, NDOSHTA EDHE PIKAT TUAJA TE DOBTA. MOS E LINI, RASTIN PAPLEKA TI SHPETOJE DREJTESISE. PAS KESAJ DO TE JETE RADHA E FEMIJEVE TUAJ (nese nuk i keni çuar jashte). Dhe ne fund Ju jeni juriste. Nese krijimi i strukturave ushtarake ose policore paralele ne nje shtet perben veper penale, ne cfare strukture ishte perfshire PAPLEKA, kush i krijoi keto struktura, pse i krijoi, kush ishte i perfshire tjeter, kush i financoi, kush i armatosi. Pse nuk ngrini paid per nje krim te permasave te tilla makabre, POR TALLENI ME GJAKUN E NJE NJERIU TE MIRE DHE TE RESPEKTUAR NE ELBASAN. TURP TE KENI EDHE JU FELLIQESIRA.
PërgjigjuTe fala nga soreka
PërgjigjuSa do e shkruaja.
dora juajh eshte e shtrire vec per te vjedhur zonjusha kuko
Përgjigju