Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës

19 Prill, 11:32| Përditesimi: 19 Prill, 21:26

  • Share

TIRANE- Në mungesë të Argita Berishës me thirrjet për lirimin e babait të saj ish-kryeministër nga arresti shtëpiak për aferën ‘Partizani’, dhe në mungesë të kryetarit të partisë së Lirisë Ilir Meta, protestën e sotme ( 19 prill 2024) para Bashkisë së Tiranës për dorëheqjen e Erjon Veliajt, e udhëhoqën deputeti i Rithemelimit Flamur Noka, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Klevis Balliu djali i gazetarit Fahri Balliut. 

Noka, Blushi dhe Balliu qartazi dukej të kishin marrë detyrën për të prirë grupin militant të sulmonin godinën e bashkisë. Vetë ata, siç tregohet në pamje, hoqën mes dhunës gardhin rrethues metalik duke u përplasur me forcat e policisë në tentativë për të hyrë brenda bashkisë

Nga ky shesh po të paralajmërojmë se nëse vijon të mbrohesh me SPAK-un e kapur me polici që e ke shndërruar në badigardë personal tënd ta dish mirë do të hyjmë në zyrë ne e do të të arrestojmë ty dhe më pas Edi Ramën” tha Blushi. 

'Ta nxjerrim prej zverku hajdutin e tiranës' u shpreh Klevis Balliu.

Protesta e nisur me fjalime militantësh të cilët, i bënë thirrje policisë të tërhiqet pasi nuk janë vandalë, shumë shpejt u kthye në dhunë. E si për rastësi, gjatë fjalës së Belind Këlliçit, njëjtë siç ndodhi në tubimin e së enjtes së kaluar, nisën të shpërthejnë rreth 15 bomba molotov në derën e bashkisë së Tiranës. 

Më herët militantët qëlluan ndaj godinës me gurë, vezë, mollë dhe bojë të zezë.

Në mesin e protestës, këshilltarët e djathtë bashkiakë kërkuan të hyjnë në bashki por nuk u lejuan në kushtet e marrjes së masave të sigurisë për mbarëvajtjen e protestës, në kohën kur Flamur Noka e të tjerët thërrisnin turmën të sulmonin godinën. 

Ekspertë të grupit hetimor mbërritën para bashkisë për të mbledhur provat pas protestës së dhunshme.

Kjo është hera e tretë që opozita doli në protestë para bashkisë së Tiranës pas arrestimit të disa drejtorëve dhe ish drejtorëve të bashkisë në dyshime për korrupsion në dosjen ‘5D’

Protesta e sotme zgjati për mbi 1 orë ndërsa përmes një reagimi në rrjete sociale u lajmërua se protesta e radhës do të zhvillohet të premten e ardhshme, 26 prill, ora 11.00.

 

 

Ora 21:24
Protesta e Rithemelimit para bashkisë, shoqërohen në polici 4 protestues

1713520706_jes.JPG

Pas protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, policia e Tiranës ka shoqëruar 4 protestues.

Shoqërimi i tyre është bërë pasi u hodhën dhjetëra koktejl me molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe u përplasën me punonjësit e policisë.

Ora 19:08
Shishe molotov e xhama të thyer, VIDEO e dëmeve që la pas protesta e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë e Tiranës! Edhe Tonin Vocaj verifikon provat

Shishe Molotov, mure të zeza nga tymi i flakëve të shkaktuara nga molotovi, njolla boje, vezë, xhama të thyer e mollë të kafshuara të hedhura në tokë. Kjo është ajo çfarë mbeti pas protestës së sotme të organizuar nga Rithemelimi dhe  Partia e Lirisë bashkë me veprimtarë të opozitës para bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiaut Erjon Veliaj.

Ndryshe nga herë të tjera sot u hodhën më shumë shishe Molotov. Nga ajo që shihet me sy të paktën 15 shishe molotov janë hedhur.

Një grup ekspertësh shkuan në vendngjarje për të mbledhur provat.

Edhe vetë drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ishte atje. 

Report Tv sjell pasojat pas protestës së dhunshme para bashkisë e cila u dënua edhe nga ndërkombëtarët.

Foto: Shishe molotov
 

Foto: Tonin Vocaj 
Ora 13:18
Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Ekspertë të grupit hetimor mbërritën para bashkisë për të mbledhur provat pas protestës së organizuar nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë. Gjatë protestës u hodhën dhe molotovë e tymuese duke shkaktuar flakë.

 

Ora 12:43
Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

 

Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi prirën militantët para bashkisë në përplasjen me policinë. Ata tentuan të heqin gardhin metalik për të tentuar të hyjnë në godinë. Përplasjet nisën pas mbylljes së fjalimeve. 
 

Ora 12:04
VIDEO/ Protestuesit po tentojnë të heqin barrierat, përplasen me policinë

 

Protestuesit para bashkisë po tentojnë të hyjnë në ambientet e brendshme të bashkisë Tiranë.

Të udhëhequr nga këshilltarët e Rithemelimit dhe Partisë s ëLirisë, ata po përplasen me policinë.

Ora 11:52
FOTO nga lart/ Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

1713520456_protesta.JPG

Pavarësisht thirrjeve nga përfaqësuesit e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, sot para Bashkisë së Tiranës kanë ardhur vetëm një grusht njerëzish, militantë të përhershëm të Sali Berishës. 

Njësoj si në dy herët e kaluara, edhe këtë herë, protesta e Argita Malltezit dhe çunit të Fahri Balliut, gazetar i Zërit të Popullit gjatë periudhës komuniste, u tkurr edhe më shume, siç tregohet në foto.

1713524492_grushtnjerwzish.JPG

Ora 11:49
VIDEOLAJM/ Momenti kur molotovët hidhen drejt derës së bashkisë, dëgjohen shpërthimet, shikoni flakët

Disa tymuese dhe flakadanë janë hedhur para bashkisë duke shpërthyer në flakë para bashkisë.

Policët janë përpjekur të shuajnë flakët me bombola për shuarjen e flakëve.

 

Ora 11:04
FOTO/ Protesta e Rithemelimit, policia blindon bashkinë e Tiranës, gardh para saj

Forca të shumta policie u vendosën edhe sot para bashkisë ku Rithemelimi dhe Partia e Lirisë organizuan protestë duke kërkuar dorëheqjen e Erjon Velisë.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • protestuesi: 20/04/2024 06:52

    o HSJDUT,,O HAJDUT,,,PARET TONA KU I KE FUT....IK ERION VELIAJ SE RADHES TJEYER DO TE HYJME NE ZYRE...E DO TE NXJERRIM ME SHKELMA NGA ATY..

    Përgjigju
  • Obobo: 19/04/2024 22:43

    Kur ben si i fort dhe Tedush blushi me mir te vdes

    Përgjigju
  • Tao tao: 19/04/2024 20:06

    Tao tao gazin lotsjelles ku e ke? Nuk qetesohet as Mul Noka, as Bibilushi i Like Floririt edhe as Kerrici i Balliut ndryshe. E kane te nevojshme dozen

    Përgjigju
  • denis: 19/04/2024 15:47

    Eshte faji i prokurorise qe nuk po vepron ndaj Sali non grates dhe like floririt.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 19/04/2024 13:37

    Kujt i shërben zjarri?Jetojnë në epokën e gurit ata që e përdorin ku i kanë njërzit përveç zyrtarëve partkak me kokra të tjerët.Nuk e di përse një djalë mami që dhe titujt i ka nga njohjet e mamit se për mëndjen që ka të rojë etë jetë se ajo e ka lënë.Punonjës të policis jepuni atë që meritojnë kur ju fyejnë.Ilir gri të mbathurat dhe bëje shpejtë.TURP që një 'intelektual,bie në atë nivel.Bashkia është e popullit.JO eE.V.

    Përgjigju
  • Eri: 19/04/2024 13:02

    Po qe se nuk i ka identefiku policia nje turp i madh duhej ishin mare masat qe me pare indentifikim per rrezik punonjesi policies dhe shkaterrim prone dhe protesten tjtr sdo hidhej me molotov

    Përgjigju
  • Antoni: 19/04/2024 13:01

    Bravo çuni gazetarit të zellshëm të ZËRIT TË POPULLIT FahriBalliu spiuni i sigurimit!Rithemelimi ka mbledhur rreth saj,komunista të pa ndershëm që janë bo komunistë përtë përfituar nga PPSHja po tani po përfituan nga PDja,siç po përfitojnë dhe sigurimsat ,që rithemelimi i ka me shumicë në gjirin e tyre.

    Përgjigju
  • Timo: 19/04/2024 12:45

    Inatin e kane pse shkarkuan Zhukrin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?