Top 24

Protesta para Kuvendit/ 13 policë të plagosur, një efektive humbi dy gishta, tjetri dëgjimin (VIDEO)

22 Nëntor 2018, 12:55| Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 22:03

  • Share

Nga protesta e dhunshme e banorëve të Unazës së Re sot paradite para Kuvendit u lënduan 13 efektivë policie dhe 3 qytetarë. Report Tv mëson se njëra nga efektivet e lënduara, Ina Nuka ka humbur dy gishtat e dorës si pasojë e hedhjes së kapsollave nga protestuesit. Report Tv ka siguruar momentin kur efektivja e policisë humb gishtat.

Momenti kur efektivja lëndohet nga kapsolla duke humbur 2 gishta

E plagosura është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që një polic tjetër ka humbur dëgjimin nga njëri vesh, pasi kapsolla e ka kapur në pjesën e qafës. I plagosur nga protesta mbeti edhe zv/ drejtori i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu. Të plagosurit u vizituan në spital edhe nga ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj.


Lajmi kryesor:

Kapsolla, shkopinj dhe dhunë/ Degradon protesta e banorëve të Unazës së Re, 15 policë të plagosur, 25 protestues të shoqëruar


  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?