Edi Rama

Kronikë
Top 24

Protesta para Kuvendit/ Rama: Dhuna s'do të tolerohet, distancohuni nga zaptuesit dhe politika qorre!

22 Nëntor 2018, 12:26| Përditesimi: 23 Nëntor 2018, 11:45

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së dhunshme para Kuvendit të banorëve të Unazës së Re, të cilët, të mbështetur edhe nga deputetët dhe militantët e opozitës, kanë hedhur shkopinj dhe sende të forta në drejtim të policisë duke lënë 13 efektivë të lënduar, mes tyre zv/ drejtori i policisë së Tiranës dhe një police. (Lexo këtu)

Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s'do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumente prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç'ju jep ligji e largohuni nga rruga

Edi Rama

Efektivët e lënduar u dërguan për ndihmë në spitalin e Traumës, ku u vizituan edhe nga ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj (Lexo këtu). Protesta e banorëve të Unazës së Re para parlamentit zgjati rreth dy orë.

Komento

Komente

  • Edi: 22/11/2018 14:37

    O Kryeministër, po të vriten punonjësitë e policisë nga bandat e Sali Lushajt. Ti vetëm flet e flet, po tall menderen Monika e Petrit Vasili bashkë me shpellarët e PD-së. Ku është shteti ? Kur goditet Policia po ne të tjerët kush na mbron ? Nëse nuk ke k... për atë punë jep dorëheqjen

    Përgjigju
  • anonymous: 22/11/2018 14:27

    Policia ben detyren e saj , ashtu sic mbrojn keta pronen ata mbrojn vendin e punes . Cfare treguat me kete qe bet , humbet cdo gje . Tu prishen te gjithve qe jan pa leje se u mesuat gjej toke dhe veri hurin , u mesuat qe i padrejti perfiton edhe ai i ndershmi qe i ka leket me gjak nuk guxon te zaptoj dicka qe nuk eshte e tija. Te mbeshtesesh ata qe i kan shtepit pa leje eshte njesoj si te thuash qe i paligjshmi eshte i ligjshem . Protestuesit duhet te ndahen sepse disa po perfitojne nga ata qe i kan me letra . Bravo per shembullin qe demostruat sot , kishin te drejt jeni SHPELLAR

    Përgjigju
  • Fraiku: 22/11/2018 12:48

    Fjale fjale shume fjale. Ka dy jave qe rruga bllokohet cdo dite. Kemi frike te kalojme andej dhe mbetim dy ore ne trafik tek Zogu i zi kur kthehemi nga puna. Qeverise nuk i bllokohet rruga, na bllokohet neve qe nuk kemi zene toka dhe paguajme taksa. Kur do nderhyje shteti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?