Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari

Politikë

Protesta para Kuvendit, Rudina Hajdari: Distancohuni nga dhuna, të prevalojë gjuha e arsyes

23 Nëntor 2018, 09:40| Përditesimi: 23 Nëntor 2018, 16:18

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka reaguar ndaj protestës së agravuar të banorëve të “Unazës së Re”, që u zhvillua ditën e djeshme përpara Kuvendit. Në llogarinë e saj personale në rrjetin social “Facebook”, Hajdari shkruan se “gjuha e ndjenjave nuk duhet të jetë para gjuhës së arsyes”. Ajo i ka cilësuar aktet e dhunës si akte kriminale dhe ka shtuar se ato nuk duhen inkurajuar me “epitetet e gjuhës së urrejtjes”.

“Distancohuni nga dhuna, mos prekni asnjë qytetar dhe asnjë police, sepse jemi të gjithë vëllezër e motra. Gjuha e arsyes duhet të prevalojë mbi gjuhën e ndjenjave dhe së bashku të shërojmë plagët e thella të dhunës”, shkruan më tej vajza e Azem Hajdarit.

Deri më tani, Rudina Hajdari është deputetja e parë nga radhët e Partisë Demokratike që ka bërë thirrje për distancim nga protestat e dhunshme.

Të enjten, banorët e “Unazës së Re” protestuan nën tension e dhunë përpara Parlamentit, nën kërkesën për t’u dëmshpërblyer për banesat që do të preken nga projekti i “Unazës së Re”. Nga kjo protestë, mbetën të lënduar  15 efektivë policë dhe 3 qytetarë, ndërkohë që, u shoqëruan në Komisariat 25 protestues. 

Komento

Komente

  • Bravo: 23/11/2018 11:41

    E bija e trimit,edhe ai keshtu do thosh, e si delte kush para.. jemi shqipetar , te kerkojme ate qe na perket..

    Përgjigju
  • xreport: 23/11/2018 10:53

    hajde do zoti je ndryshe nga nena jote edhe berisha.... shpresoj te jesh e se drejtes .... nje opsion ndryshe per nje demokraci te vertet .... femija ka adn te prinderve por jeten ne vazhdim e ben vet. nuk besoj qe do kesh mbeshetje ne PD se te vran baban aty. rri 5 vite ne PD edhe bej partin tende. une jam me PS por se kam me kontrat po doli nje opsion me i mire per shqiptaret e mbeshtes

    Përgjigju
  • Luani: 23/11/2018 10:18

    Bravo! Eshte inkurajuese kjo thirrje e kesaj deputeteje te re,ne kundershtim me lulzimin,i cili del si gaxhgaun ne krye te turmave te indoktrinuara e te irrituara e ben thirrje per nxitjen e trazirave e te urrejtjes misdis tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?