Një qytetar gjatë protestës së sotme para ministrisë së Drejtësisë, hodhi akuza se kunati i ka vrarë motrën shtatorin e vitit të kaluar dhe se vrasësi i motrës së saj është i lirë. Qytetari tha se Shefqet Lika i ka vrarë motrën në bashkëpunim me motrat e tij. Sipas tij e ka liruar gjyqtari Gerd Hoxha.
“Jetën ta ka falur zoti dhe drejtësia duhet të ngushëllojë familjarët e viktimave,, Gjykatës është baras me kriminelin. Mua më kanë vrarë motrën me 4 shtator 2022. I kemi paraqitur provën prokurorisë dhe gjykatës dhe me datë 29 Dhjetor e kanë liruar nga burgu nga autori. Me motivin se ka pasur marrëdhënie të mira me komunitetin, kur në fakt marrëdhënie të mira ka pasur vetëm me alkoolin. Shefqet Lika e vrau në bashkëpunim me motrat e veta. Ne pritëm që ato të arrestohen. Ka qenë gjyqtar po ky Gerd Hoxha. Ma ka vrarë motrën për së dyti. Jetën e ka falur vetëm zoti. Ka pasur një kod, kur hasmit i zije pritë kurrë nuk e vrisje nëse ishte i shoqëruar me një grua. Sepse ajo është nënë. Sot bashkëpunëtor i krimit edhe drejtësia. Jeta e një njeriu vlen më shumë se jeta e Big Brother. Fokusohen te Big Brother dhe nuk fokusohen te jeta e njeriut. Populli shqiptar duhet të jetë më i ndërgjegjshëm për atë që ndodh në Shqipëri”, deklaroi ai.
Në bazë të të dhënave, motra e tij është Shahe Lika, por në bazë të gjykatës së Apelit, Shefqet Lika, i cili ishte burri i saj fshehur të vërtetën për vetëvrasjen e bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhi më 6 shtator, ku Shahe Lika bashkëshortja e Shefqet Likës sipas policisë u vetëvar brenda banesës së saj në Kamzë. 56-vjeçarit iu caktua masa arrest me burg nën akuzat “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Shefqet Lika dhe Shahe Lika
Lajmi kryesor:
Liroi nga burgu Dan Hutrën, Erion Braçe akuza të rënda gjyqtarit Gerd Hoxha: Ka kaluar Vettingun me ndërhyrje sa andej-këtej! Tabaku: Fol me emra
M.Q.//ReportTv.al