Protesta pas vendimit të Gjykatës së Apelit/ Pavlos është gjallë, shtypi nazistët

7 Tetor 2020, 13:17| Përditesimi: 7 Tetor 2020, 13:25

  • Share

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Athinë, për shpallje e Agimit të Artë  si një organizatë kriminale, ka nxitur trazira të shumta.

Nga terreni raportohet për përplasje të dhunshme mes mbështetësve të  

Agimit të Artë dhe manifestuesve kundër tyre. Policia ka ndërhyrë për të marrë nën kontroll situatën, ku raportohet se në vendin e ngjarjes janë hedhur hidhen sende të forta dhe gaz lotsjellës.  

Në saj të dhënave të siguruara nga mediat greke  më shumë se 30 mijë persona janë  përfshirë në protestat para gjykatës.  Pjesa më e madhe janë kundërshtarë të Agimit të Artë dhe mbështetës të dënimit të dhënë ndaj tyre. 

Njoftohet se përveç Athinës protestat kanë nisur edhe në Selanik.

Dhjetëra dënime, mes tyre 16 për vrasje u dhanë ditën e sotme ndërsa në gjyq ishte e pranishme dhe Magda Fyssa nëna reperit Pavlos Fyssa, i cili u vra nga anëtarë të organizatës  në Shtator të 2013 dhe  ishte prova kryesore për Gjykatën.

Pas vendimit, me lot në sy por e lumtur që drejtësia u vu në vend, e ëma e Pavlos mësohet të ketë thënë ” Pavlos e bëri… Djali im. Kam pasur të drejtë, kam humbur një fëmijë, por kam fituar të gjithë fëmijët e botës. Pavlos është gjallë, shtypi nazistët”.


Lajmi kryesor:

Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale! Gjykata e Athinës rrethohet nga autoblindat, shpërthejnë protesta të dhunshme (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?