TIRANE- Ka zgjatur më pak se një orë marshimi protestë që opozita organizoi sot kundër qeverisë në ditën e përkujtimit të 23 vjetorıt të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Marshimi protestë, i paralajmëruar ditë më parë, nisi në orën 14: 20 minuta nga sheshi "Skënderbej" dhe u mbyll në orën 15:10 me fjalimin e kreut të PD-së Lulzim Basha para godinës së kryeministrisë.
Qindra mbështetës të opozitës fillimisht u mblodhën në sheshin 'Skënderbej', siç ishte paralajmëruar në orën 14:00, por për shkak të seancës parlamentare protesta u shty disa minuta. Në fillimin e marshimit të mbështetësve, munguan kryetari Lulzim Basha dhe ish lideri demokrat Sali Berisha të cilët u bashkuan më vonë.
Hapja e protestës filloi me një fjalim që u mbajt nga 2 simpatizantë, të cilët gjatë fjalës së tyre, lëshuan jo vetëm akuza të ashpra por edhe kërcënime ndaj kryeministrit Edi Rama. Më pas fjalën e mori kryetari i demokratëve Lulzim Basha , i cili renditi dështimet e qeverisë Rama - Meta, dhe paralajmëroi mazhorancën së nëse nuk ndryshon qëndrim, do të përballet me popullin.Fjala e plotë e Lulzim Bashës
Kryetari i PD-së tha se protesta e sotme do të pasohet me protesta të tjera dhe i bëri thirrje qeverisë Rama-Meta të mos luajë me Kushtetutën, Institucionet e Pavarura me konsensusin e statusin.
Protesta u mbyll paqësisht me të mbaruar fjalimin Lulzim Basha. Protestuesit, mbështetës të opozitës të ardhur edhe nga qytete të tjera por edhe të zhgënjyerit nga qeveria, kishin mbushur bulevardin nga Hotel "Dajti" deri tek godina e kryeministrisë. Mbështetësit mbanin pankarta ku shkruhej: “Konsensus jo tritol”, “Respektoni Gjykatën Kushtetuese të rikthehemi në punë".
Gjatë protestës godina e kryeministrisë, para ruhej nga një kordon policor i cili ishte kryesisht me police femra. Fjalimi i Bashës zgjati më pak se 15 minuta. Edhe djali i ish presidentit Rexhep Meidani , Denion Meidani mori pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama.
ORA 18:00 PROTESTA E OPOZITËS, 150 MIJË QYTETARË NË SHESH APO 5 MIJË?!
“150 mijë në shesh kundër klikes Rama Meta”, kështu do të komentonte në “Facebook” ish-kryeministri Berisha pjesëmarrjen në protestën e opozitës të 20 shkurtit. “Protesta më gjigante në 23 vite”, shkroi Berisha në rrjetin social, duke e cilësuar këtë protestë, vetëm fillimin.
Por pamjet e marshimit të opozitës, në formë proteste kundër qeverisë, treguan se bëhej fjalë për rreth 5 mijë mbështetës. Në rrjetet sociale u postuan me shpejtësi foto të shkrepura nga lart të protestës, që hidhnin dritë mbi pjesëmarrjen qytetare.
Madje edhe mediat e huaja, të cilat i bënë jehonë kësaj proteste, shkruan për më shumë se 5 mijë mbështetës të opozitës duke theksuar marshimin në mënyrë paqësore. Agjencia e lajmeve “Associated Press”, përshkroi qëllimin e kësaj proteste të motivuar mbi akuzat e opozitës ndaj qeverisë, e cila sipas saj dështoi në luftën kundër varfërisë dhe papunësisë.
“Lideri demokrat Lulzim Basha”, shkruan më tej agjencia e lajmeve, “bëri thirrje se marshimi i së enjtes është dhe fillimi i fushatës së protestave. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë mbi refuzimin e BE për t'i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat”.
16:15 PAS PROTESTËS, BERISHA: MIRËNJOHJE 150 MIJË QYTETARËVE NË SHESH
Pas përfundimit të protestës së organizuar në ditën e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, Partia Demokratike ka falënderuar qytetarët pjesëmarrës në protestë. PD pretendon se në protestë morën pjesë rreth 150 mijë qytetarë, ndërsa gazetarët prezentë kanë folur për rreth 3 000-5 000 qytetarë të pranishëm në protestën e organizuar nga Partia Demokratike.
(Në foto: Pamje të kapura nga lart dhe të hedhura në rrjete sociale ku duket dhe numri real i protestuesve)
Pas përfundimit të protestës, ish-kreu i PD, njëherësh dhe ish-kryeministër i vendit, Sali Berisha ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve që morën pjesë në shesh.
“150 mijë në shesh kundër klikës Rama-Meta! Protesta me gjigante në 23 vite! Ky është vetëm fillimi!!
Mirënjohje, përulje me nderim para ju protestuesve që i kthyet sot shpresën e pashuar shqiptarëve. Përpara! Përpara, për protesta, greva, demonstrata të tjera. Mashtruesit që shkelmuan dinjitetin tonë duhet të marrin ndëshkimin e merituar. Zoti e bekoftë Partinë Demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!!”, shkruan Berisha në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
(Foto e hedhur në facebook-un e ish-kryeministrit Sali Berisha)
ORA 14: 55 BASHA: VENDI NE UDHEKRYQ, QEVERIA RAMA- METAS PO SHKEL DEMOKRACINE
“Keni vërshuar si asnjëherë më parë në këtë bulevard. Ju drejtohem ju dhe mijëra aty të tjerëve që u nisë u bllokuan që të bëheshin pjesë e kësaj dite. Në këtë marshim proteste ne vijmë për të përkujtuar një ditë të shënuar me gërma të arta, 20 shkurtin e 1991, kur të rinj e të reja, burra e gra të këtij vendi rrëzuar bustin e Enver Hoxhës, që mbajti për 50 vite këtë vend nën thundër. Nderim dhe respekt të gjithë atyre që na lanë trashëgimi këtë ditë të dinjitetit qytetar, të civilizmit, që është shembull i gjallë frymëzimi për të gjithë. Sot 23 vite më pas vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm. Ne çdo ditë shohim se si qeveria Rama-Meta po shkel vlera të mëdha që janë bërë pjesë e qytetarëve, siç janë liria shteti ligjor, punësimi, aspirata europiane, vetë demokracia. Përkeqësimi edhe shtëpi e më shtëpi që kur erdhën këta. Me këta horizonti Shqipërisë mbyllet ditë për ditë orë për orë”
BASHA: BARRIKADE KUNDER OLIGARKEVE TE RINJ
"Jemi mbledhur këtu sot, para se e keqja të shkojë në fund, para se të marrin statusin e vendit kandidat në Qershor pasi e humbëm në Dhjetor 2013. Ja ku jemi këtu, barrikadë kundër oligarkëve të rinj, siç i stigmatizoi demokracia më e madhe e botës. Jemi të gjithë bashkë për të treguar me gisht qeverinë si shkaktaren e gjendjen së rëndë, për ta përballur me mashtrimet dhe dështimet e padëgjuara. Për ta paralajmëruar që të kthehet me urgjencë në binarët e ligjit, para se të jetë vonë dhe vullneti ynë do të jetë një pol i demokracisë."
BASHA: LERI PERRALLAT PUNO OSE LARGOHU
“Çfarë emri ka marrja e votave me një listë të gjatë premtimesh dhe të hidhen që të nesërmen sipas shprehjes popullore, kalova lumin .... çfarë emri ka? Mashtrim dëgjoj dhe e ka emrin mashtrim dhe e ka emrin Edi Rama. Ka vetëm një zgjidhje dhe asnjë tjetër, hap sytë sheshi, marshimi, protesta popullore si kjo e sotmja e cila do të pasohet nga protesta të tjera derisa sa kryeministri që ka grisur kontratën të marrë një për një përgjegjësitë. Kush do që mashtron për vota nuk do ti gëzohet dhe nuk do ti gëzohet pushtetit. Shikoni këtu pas tullumbacet ku janë shkruar premtimet dhe mashtrimet e Edi Ramës. Këto janë tullumbacet e premtim-mashtrimeve. Mungon njëra, tullumbacja e kohës që është vetë Edi Rama me qeverinë e tij. Çfarë emri ka politika ekonomike që vetëm shkatërron pa mëshirë mijëra vende pune, që nuk rrit rroga e pensione por i ul, ndërsa çmimet rriten. Nuk rrit investimet, nuk rrit asgjë për qytetarët por vetëm për qeverinë. Çfarë emri ka kjo qeverisje që shtyn vendin drejt humnerës së recensionit. Dështim dëgjova dhe dështim është. Dita e mirë duket që në mëngjes thotë populli edhe dita e keqe duket që në mëngjes. Si zgjidhet kjo. Sheshi, protesta, qytetarët në këmbë. Urdhëri i sovranit: Lëjë propagandën, mbylle fushatën elektorale të rrenave, shtoji shanseve për punësim të shqiptarëve, sipërmarrjen e lirë, si rrugën më të mirë. Lëji përrallat, fillo punën ose përndryshe largohu.”
BASHA: MOS LUANI ME ME KUSHTETUTEN, INSTITUCIONET E PAVARURA, KONSENSUSIN E STATUSIN
Vendi dhe shqiptarët nuk mund të presin 4 vite një qeveri që na çon nga dështimi në dështim. Dhjetorin e kaluar vendi nuk e mori statusin kandidat dhe qeveria e re që i kishte ngelur vetëm të merrte statusin rrezikojmë sërish humbjen e statusit në qershor për këto shkaqe që janë thelluar. Ata po godasin vendimet e gjykatës Kushtetuese. Ata duan të ndërmarrin pa konsensus një reformë që kërkon konsensusin të të gjithëve. Pasoja e këtyre është mbyllja e dyerve për Shqipërinë në Bruksel. Ne nuk do ta pranojmë, të heshtim, ne jemi në këmbë. Statusi dhe integrimi nuk është i qeverisë, i përket popullit, është demokracia, liria, sundimi i ligjit, e sotmja dhe e ardhmja në Europë. Përmes protestës popullore, populli do të marrë vetë në dorë çështjen e statusit. Në emër të ëndërrës që ishte ëndërra e studentëve të dhjetorit 1990 që u ngritën kundër tiranisë, i drejtohem sot qeverisë Rama-Meta nga ky marshim dhe çdo shtëpi shqiptare, paralajmërimin: Mos luani më me Kushtetutën, ligjin, vendimet e gjykatave, konsensusin, mos luani më asnjë sekondë me statusin. Ne ju paralajmërojmë në këtë ditë të madhe të Shqipërisë, të këtyre mijëra shqiptarëve, mos luani me njerëzit, popullin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ne jemi në këmbë, jemi bashkua e do të bashkohemi, ne jemi shumë e do të jemi më shumë, në protesta për lirinë dhe demokracinë për Shqipërinë në Europë. Rroftë populli shqiptar dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë."- tha Basha.
ORA 14: 40 PROTESTA PARA KRYEMINISTRISE
Në orën 14: 40 minuta protestuesit janë ndalur para kryeministrisë dhe me ta është bashkuar edhe Basha. Aktualisht po mbajnë fjalën protestues të cilët deklarojnë se Rama i ka mashtruar me legalizimet dhe i ka hequr nga puna padrejtësisht.
(Në foto: Protestuesit përpara kryeministrisë, foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera
ORA 14: 27 MARSHIMI NIS PA BASHEN E BERISHEN
Duke i rënë borive dhe me pankarta në duar protestuesit po marshojnë përgjatë bulevardit për tu vendosur para kryeministrisë. Protestuesit nuk po udhëhiqen nga kreu i PD-së apo Sali Berisha, ndërkohë që me protestuesit janë drejtues të tjerë të lartë si Edi Paloka. Basha e Berisha mund t’i bashkohen protestuesve në një moment të mëvonë. Mbështetësit mbajnë pankarta “Konsensus jo tritol”, “Respektoni Gjykatën Kushtetuese të rikthehemi në punë".
Opozita bën thirrje për protestë sot në ditën e përkujtimit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Grupsesksionet e PD puguajtën kompanitë e autobuzëve në mënyrë që të bëhej transporti i militantëve nga rrethet në kryeqytet.
ORA 14: 18 PROTESTUESIT MBLIDHEN NE SHESHIN "SKENDERBEJ", GATI PER MARSHIM
Prej orës 13:00 mbështetës të opozitës janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit presin të vijë kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Sali Berisha për të nisur marshimin drejt bulevardit.
Mbështetësit mbajnë pankarta “Konsensus jo tritol”, “Respektoni Gjykatën Kushtetuese të rikthehemi në punë". Sheshi “Skënderbej” është mbushur nga protestues të ardhur edhe nga qytete të tjera.
(Foto: Protestuesit të mbledhur në sheshin Skënderbej, ora 13:00 ) Foto të tjera
Ora 12:00 BLLOKET LEVIZJA NE SHESH, STRUKTURA TE POLICISE BASHKIAKE MERREN ME ORGANIZIMIN E PROTESTES
Bllokohen lëvizja në rrugët që të çojnë në sheshin “Skënderbej”. Gazetari ynë Arbër Hitaj duke raportuar direkt nga sheshi thotë: “Janë struktura të policisë bashkiake që po merren me organizimin e kësaj proteste. Një pjesë e adminsitratës, në kopshte e gjimnaze e shkolla kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar protestës. Ata i kanë bërë thirrje që orët e mësimit të ditës së sotme të jenë të shkurtuara.” Po kështu makina e drejtorit të policisë bashkiake Vullnet Topalli ndodhet pranë vendit ku do të ngrihet podiumi ku Basha do të mbajë fjalimin .
ORA 09:04 PD E KORCES: 1000 QYTETARE DREJT TIRANES
Sipas organizimit, të gjithë aktivistët duhet të jenë në Tiranë rreth orën 13:00 dhe më pas duhet t’i drejohen sheshi “Skënderbej” nga ku do të nisë mitingu i PD-së. Dega PD e Korçës njofton se “13 autobusa dhe dhjetra automjete të vogla nga Korça janë nisur drejt Tiranës. Gjithsej janë 1000 persona të organizuar bën të ditur dega e PD. Lajmi jepet nga gazetarja jonë në Korçë, Lediona Xheladinaj. Drejt Tiranës janë nisur simpatizantë të Partisë Demokratike edhe nga rrethe të tjera si nga Fieri, Vlora, Shkodra etj.
POLICIA BLLOKON LEVIZJEN NE SHESH E BULEVARD
Drejtoria e Policisë së Tiranës, me anë të një deklarate bën me dije se sot do të bllokohen disa segmente rrugore, lidhur me protestën e PD.
Policia ka marrë një sërë masash, kjo në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, përgjatë zhvillimit të kësaj proteste.
Segmentet rrugore që do të bllokohen janë këto: “Duke filluar nga ora 11.00 e ditës së sotme, do të bllokohen të gjitha hyrjet drejt sheshit “Skënderbej”, përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” deri në sheshin “Nënë Tereza”, si dhe të gjitha rrugët që kanë lidhje me segmentin rrugor nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.
DEKLARATAT DJE TE BASHES E BERISHES
Motoja e tubimit u bë e ditur nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha i cili në një postim në faqen e tij në “facebook” e bërë publike. Konkretisht ajo ishte “Edi Rama hiq duart nga xhepat e mi”. Burime nga selia blu bëjnë me dije se të gjitha parat për transportin e militantëve janë paguar nga kryetarët e degëve, delgatët apo edhe kryetarët e seksioneve dhe grupseksioneve në mënyrë që anëtarësia të ketë kosto zero dhe që numri i tyre të jetë sa më i lartë.
Edhe dje Kryeopozitari, Lulzim Basha në një takim më të rinjtë në sallën e mbledhjes së Grupit Parlamenar të PD-së, në Tiranë, ka bërë sërish thirrje për pjesëmarrje në protestë në ditën e përkujtimit të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës.
Në takimin e pasdites së djeshme me të rinj, Basha tha se, “nuk pranojmë të nëpërkëmbemi nga kjo qeveri me sjellje anti-europiane”.Basha- të rinjve: Nesër në shesh, s'pranojmë të nëpërkëmbemi
Edhe deputeti i PD-së, i cili deri më 23 qershor mbante postin e kryeministrit Sali Berisha doli dje në një konferencë për median për të bërë thirrje që në këtë protestë të bashkohen edhe ata që votuan për koalicionin PS-LSI, por që tani janë të zhgënjyer pasi nuk janë përmbushur asnjë premtim.
Duke iu referuar një deklarate të deputetit të PD-së për “skenar ukrainas” Berisha tha se protesta do t’i përmbahet rregullave, por i kujtoi Ramës se nëse provokon atëherë do bëjë gabim të madh.Berisha: Rama të mos provokojë
“Demokratët e Ukrainës nuk kanë shkuar me një skenar dhune, por është provokuar nga forcat e ngjashme në pushtet. Opozita nuk shkon për dhunë. Ne nuk shkojmë për dhunë i përmbahemi rregullave, por nëse Rama provokon bën gabimin më të madh. Ne e kemi protestë paqësore është vetëm fillimi", tha Berisha.
"Shoh protestë masive, mijëra të rinj kanë ardhur që sot paradite tek njerëzit e tyre dhe jo vetëm të rinj. Zotimi është për të marrë pjesë të gjithë pjesëtarët e familjes, ka një vërshim sot Tirana po të kishte mundësi regjistrimi në darkë, mund t’ju them se ndofta Tirana sot është dyfishuar”, tha dje Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)