“Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Nën këtë moto është paralajmëruar një proteste pasditen e së mërkurës, në orën 18:00, në sheshin Skenderbej, ku aktivistja e njohur, Greta Thunberg bashkë me qytetarë dhe organizata të ndryshme do të mblidhen për të ngritur “zërin” për popullin palestinezë.
Në një video në rrjetet sociale, ajo tha se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur.
Aktivistja nga koalicioni "Palestina e Lirë", Fjoralba Duma, sqaroi për Report TV se qëllimi i protestës është sensibilizimi i qytetarëve për situatën e rëndë humanitare në Gaza. Ajo theksoi se palestinezët po përballen me një luftë urie.
“Do të jetë një nga protestat e shumta që organizojmë si kolektiv. Në këtë rast kemi edhe pjesëmarrëse Greta Thunberg. Ajo po zhvillon një tur në Ballkan dhe do të shkojë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke njohur aktivizmin tonë dhe për shkak të aktivizmit të saj për Palestinën, jemi vendosur lehtësisht në kontakt me anë të grupeve aktiviste në Tiranë. Greta shoqërohet edhe aktivisti Simone Zambrin. Do të jenë edhe aktivistë të tjerë.
Ne jemi dëshmitarë dhe jo vetëm por edhe qytetarë që po përjetojnë në këtë moment prej vitesh, po mbushen dy vite sulme ndaj Palestinës, Rripit të Gazës, dhe nga tetori e tutje ka pasur përshkallëzime të shumta. Por ky është moment historik, ku arrihet një fazë e zisë së urisë, sipas klasifimit të IPC ( Klasifikimi i Fazave të Sigurisë Ushqimore), uria sistematike dhe e qëllimshme e shkaktuar nga veprimet e Izraelit prej muajsh ka arritur një fazë pa kthim. Ky është moment për të kërkuar ndalimin e gjenocidit por edhe për të kërkuar ndalimin e përdorimit të urisë si mjet lufte, që është një nga krimet ndaj njerëzimit që po kryen Izraeli atje.”, tha ajo.
Protesta pritet të mbledhë jo vetëm qytetarë nga Shqipëria, por edhe nga vendet e tjera të rajonit.
“Mbështetja e një aktivisteje ndërkombëtare do të ketë fuqi të madhe dhe do t’i japë zemër më shumë personave që deri dje nuk shpreheshin. Do të vijnë edhe persona nga vende të tjera të Ballkanit. Ne kemi organizuar protesta të shumta si vetëm, në bashkëpunuim me studentë. Kemi organizuar që prej Tetorit 2023, marshime për rastin e gjenocidit ndaj çamëve, kemi qenë bashkëorganizues me rastin e dhënies së medaljes të kryeministrit tonë nga ana e Izraelit. Me futjen e Shqipërisë në hartën e bashkëfajtorëve të krimeve ndaj njerëzimit dhe gjenocidit, le të presio dhe të shohim se si do të shkojë. Shpresa jonë është që të mos ndikohemi drejtpërdrejt nga pjesëmarrja e aktivistëve ndërkombëtare por të bëjmë tonën duke u shprehur në cilën anën të historisë duam të jemi si shqiptarë, pavarësisht qasjes së qeverisë tonë.”
Pas protestës në Tiranë, Greta Thunberg do të vijojë turin e saj në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mbështetur kauzën palestineze dhe jo vetëm.
"Ka më shumë se një ditë që është në Shqipëri, është njohur me aktivistë dhe besoj se do të ketë edhe lajme të tjera sa i përket shqetësimeve të tjera me të drejtën njerëzor në Shqipëri si për shembull marrëveshja Rama-Meloni", u shpreh ajo.
Komente

Besoj qe do te kesh ngel ne klas me dhjetra here o student nqs mendon keto marrezira
PërgjigjuJu vetem sa e demtoni kauzen e Palestines me keto pseudo protesta qe beni me LGBT me shoke. Na lini rehat se boll halle ka Shqiperia dhe populli yne. Pse nuk prostestoni pe largimin e shqiptareve apo problemet tona, apo eshte me ne mode gaz me palestinen?? Jeni bere qesharake. Palestinen e kane tradhetuar drejtuesit politik te saj dhe terroristat dhe populli pelstinez ben mire te heqe dore nga terrorizmi, dhe mos te kryhet me nje shtet tjeter si Izraeli i cili e mbron popullin e tij dhe nuk i perdor njerezit mish per top.
Përgjigju