TIRANE-Nuk ka marrëveshje për naftëtarët në Ballsh. Një ditë pas protestës së naftëtarëve të Rafinerisë së Ballshit, sot nisën negociatat mes tyre dhe përfaqësuesit të kompanisë "Tosk Energy".
Takimi u mundësua me ndërhyrjen e n/drejtorit të policisë së Fierit. Në takim në Ballsh ishin n/drejtori i policisë Luigj Vathi, përfaqësuesi i kompanisë Gëzim Halluni dhe naftëtarët që përfaqësoheshin nga Sokol Dautaj, që është kreu i Sindikatës.
Në mbarim të takimit Sokol Dautaj tha se kemi kërkuar që pala që do të operojë në rafinerinë tonë të fillojë punën e rimontit të uzinës një orë më parë si dhe bërja e kontratave individuale me punëtore. "Për më shumë ne do mbledhim këshillin sindikal dhe do flasim" tha ai.
Rafineria ka një vit pa punë, ndërsa naftëtarët në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar rifillimin e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura. Gjatë ditës së djeshme pati edhe incidente ku naftëtarët hynë me forcë në ambientet e rafinerisë.
Me nje fjale "po*dhe me rigon" asgje tjeter.
Përgjigju