Politikë
Top 24

Teatri Kombëtar/ Rama: Do ndërtohet si përgjegjësi e qeverisë, asnjë minorancë nuk mund ta marrë peng

24 Korrik 2019, 12:32| Përditesimi: 24 Korrik 2019, 14:59

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e artistëve tek Teatri Kombëtar. Rama thotë se minorancat nuk mund të marrin peng projektin që i shërben artistëve dhe vendit. Ai deklaroi se ashtu si stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.

"Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend.Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse. Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës.Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam.Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë", shkruan Rama.

Komento

Komente

  • Daku: 24/07/2019 20:48

    Kryeministri po kerkon perplasje me patjeter...kush e di pse??? Ndoshta u tejngop me pushtet absolut e spo di si te iki tani??? Apo e ben thjesht per te heq vemendjen nga votimet e 30 qershorit??? Ndoshta...ku i dihet

    Përgjigju
  • Papi: 24/07/2019 19:45

    Teatri pergjegjsi e qeverise? Si eshte e mundur qe qeveria merret me planin urbanistik te nje qyteti kur dihet qe ky i fundit eshte detyre e bashkise!!! Nqs qeveria merret me punet e bashkive pse duhet te kete bashki ose ne te kunderten kush e ben punen e qeverise?

    Përgjigju
  • Alex: 24/07/2019 19:05

    Ti do te perfundosh si Nicolau Causescu...

    Përgjigju
  • armando: 24/07/2019 18:43

    Je kryeminister i te gjithe shqiptareve dhe do te degjosh edhe zerin e atyre kunder. Nese je burre coje ne referendum dhe shiko cfare minorance eshte. Ceshtja e Teatrit nuk ka lidhje fare me politiken, eshte nje histori qe nuk mund te fshihet ashtu sic nuk mund te fshinte Saliu historine e piramides sepse jane simbole te Tiranes!!!

    Përgjigju
  • Kodra: 24/07/2019 17:09

    S'tu nda 20% o Babale Kryeminister

    Përgjigju
  • Vicidoli: 24/07/2019 14:51

    Teatro te ndertohet ne Vicidol vendi kultures se arinjve

    Përgjigju
  • Grup emigrantesh usa: 24/07/2019 14:28

    Z RAMA KRYEMINISTRI PORTORIKOS SAPO DHA DORHEQJE ARSYJA PROTESTAT E POPULLIT TE PA KENAQUR NGA UDHEHEQJA JUAJ SKAMJE DHE VARFERI MIRE ESHTE TE BESH EDHE TI TE NJEJTEN GJE

    Përgjigju
    • Mzati Zhelal: 24/07/2019 18:35

      Nga e pate skamjen ju apo duke lare halete dhe shperndare pizza ne Bronx. Grupi Lemeria i Bathores

  • ETHEM LALAJ: 24/07/2019 14:02

    Z.RAMA:AKOMA NUK E KE PRISHUR KARAKATINEN..!? PRISHE MENJIHERE..! NE E DIM QE OPOZITA KERKON "QIQRA NE HELL" DHE SHFRYTEZON ÇDO IDIOT QE I SHKON PAS PER NDONJE VEND-PUNE OSE 50 LEKA PER KAFE..SE BIXHOS NUK KA ME..! -KE MARR MANDATIN PER TE QEVERISUR E JO PER TI BERE QEJFIN OPOZITES TALEBANE. -NE PAM TE REAGOI ASHPER EDHE PRESIDENTI OPOZITAR QE E ZGJIDHE VETE..KJO NA BERI PER TE QESHUR E PER TE QARE,PASI AI NUK KA MENYRE TJETER PER TI DALE NE KRAHE OPOZITES SE TIJ FAMILJARE. -UNE MALLAKASTRIOTI PO MEZIPRESE KUR RUSPI TE RRAFSHOI THEMEKET E ASAJ KARAKATINE QE UNE E KAM PARE QE NE VITET 60 DHE DESH MU MOR FRYMA BRENDA PA ASNJE SISTEM NGROHJE-FTOHJE.DUA QE NJERZIT E MI TE SHIKOJNE TEATER NE TEATRIN E RI.FLM

    Përgjigju
  • Robert: 24/07/2019 13:45

    Minorance 10% je vete zotrote

    Përgjigju
    • Arturi: 26/07/2019 15:38

      Pallosh bo referndum kur je kaq i sigurte eshte populli qe vendos dhe jo ti

  • Tan: 24/07/2019 13:12

    Per kyt t gjith jan minorance, ky asht injorance!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?