Kryeministri kanadez Justin Trudeau

Bota

Protesta për vaksinat dhe masat anti-COVID, Kryeministri kanadez goditet me zhavorr gjatë fushatës së tij

7 Shtator 2021, 13:32| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 13:34

  • Share

Kryeministri kanadez Justin Trudeau është goditur me zhavorr nga protestuesit gjatë fushatës. Ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre, kur u godit me disa gurë të vegjël, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime trupore.

Fushata e tij u prish nga demonstratat kundër vaksinës COVID-19 dhe kufizimeve të tjera. Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë 'pritë'.

Duke folur me gazetarët pas incidentit, Trudeau e krahasoi atë me rastin e 2016, kur një grua i hodhi fara kungulli.

Planet e Trudeau për vaksinimin me detyrim janë bërë një çështje kryesore përpara zgjedhjeve të 20 shtatorit që do të mbahen në vend.

Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se të gjithë nëpunësit civilë - përfshirë punëtorët në sektorët e rregulluar federalisht, si hekurudha - duhet të vaksinohen deri në fund të tetorit ose të rrezikojnë të humbin punën e tyre.

Kanadaja ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit Covid në botë.

 

Komento

Komente

  • Arditi: 07/09/2021 17:24

    Looser

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?