Protestat e tifozëve

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

22 Korrik, 19:00| Përditesimi: 22 Korrik, 19:02

  • Share

NORVEGJI - Pas një sërë ndërprerjesh në ndeshjen mes Rosenborg dhe Lillestrøm, skuadrat u tërhoqën nga fusha e 'Lerkendalit' përfundimisht, kjo pas vendimit të arbitrave për shkak të protestave për VAR (Video assistent referee).

Tifozët e të dyja skuadrave u koordinuan për të kontestuar me sende rrethanore “VAR”-in duke detyruar kryesorin që të pezullojë duelin vetëm 30 minuta pas fillimit.

Në fillim dueli u ndërpre për “fajin” e tifozëve vendas, të cilët hodhën topa tenisi në fushë duke detyruar kryesorin të dërgonte futbollistët në dhomat e zhveshjes.

Më pas ultrasit shpalosën banerin me mesazhin: “VAR-i duhet të hiqet, nuk do të dorëzohemi kurrë”. Radhën për të bërë të njëjtën e gjë e kishin tifozët e skuadrës mike, të cilët pas topave të tenisit shpalosën të njëjtin mesazh.

Në Norvegji janë kundër VAR-it dhe ky sezon ka vijuar me shumë protesta në lidhje me teknologjinë në futboll.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?